LSI ka njoftuar se ditën e mërkurë do të mbledhë Konventën Kombëtare Zgjedhore, për të zgjedhur kryetarin e ri pas dorëheqjes së Petrit Vasilit.
Pas dorëheqjes së Vasilit nga drejtimi i LSI-së, ai propozoi si zëvendësuese të tij, zëvendëskryetaren aktuale të kësaj force politike, Monika Kryemadhi.
“Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë”, shkruhet në njoftimin e LSI-së.