Të mblidhet Këshilli më 26 Dhjetor – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të mblidhet Këshilli më 26 Dhjetor –

15:01 | 24/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi –

Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës –

Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Ishte hakmarrje –

“Brenda 3 ditëve largohuni”, tregtarët e tregut industrial në Vlorë dalin në protestë –

Deputetët e PD, anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, i kanë kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, thirrjen e mbledhjes së Këshillit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut.

Në shkresë ata kërkojnë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor, në orën 11:00.

Demokratët argumentojnë se më shumë se një javë nga mbledhja e mëparshme, që u shty pa datë, është e pamjaftueshme që palët të njihen me aktet dhe të përgatiten për argumentet dhe mbrojtjen.

Po ashtu ata vënë theksin edhe te kërkesa e Prokurorisë që çështja të shqyrtohet brenda 5 ditëve, për shkak të rrezikshmërisë së zëvendës kryeministres për të prishur prova apo intimiduar dëshmitarë.

Shkresa e plotë:

Z. Kryetar i Kuvendit,

Sipas nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, shqyrton kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin, ose heqjen e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personal apo të banesës së një deputeti në përputhje me nenin 73 të Kushtetutës, sipas procedurës së parashikuar në nenet 118 dhe 119 të Rregullores. Pika 6, e nenit 13 përcakton shprehimisht: “Këshilli mblidhet me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit ose 1/2 së anëtarëve. Rendi i ditës caktohet nga Kryetari. Mbledhja është e vlefshme kur janë të pranishëm jo më pak se 5 anëtarë.”.

Me shkresën nr. 13019 Prot., datë 16.12.2025, Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Zëvendëskryeministrit Ministrit, znj. Belinda Balluku. Më kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Këshilli u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme më datë 19 Dhjetor 2025, ora 10.30 min. Kryetari i Kuvendit në mënyrë të njëanëshme, pa vendim të Këshillit, vendosi të ndërpresë mbledhjen, pa caktuar një mbledhje tjetër, me qëllim sipas tij që anëtarët e Këshillit dhe palët të njihen me dokumentet shoqëruese të kërkesës së Prokurorisë.

Në këto kushte, në mbështetje të nenit 13, pika 6, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, Ne. 1/2 e anëtarëve të Këshillit:
Duke e konsideruar periudhën më shumë se 1 javë si të mjaftueshme për palët që të njihen me aktet dhe të përgatiten për praqitjen e agumenteve/mbrojtjen, bazuar edhe në precedentin parlamentar të dy rasteve të fundit të marra në shqyrtim nga Këshilli, ku afati në dispozicion të palëve ka qenë 48-72 orë:

Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posaçme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova;

Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që çështja të shqyrtohet nga Këshilli brenda 3-5 ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin e hetimeve;

Me qëllim që Këshilli dhe Kuvendi të mos bëhen pengesë për drejtësinë dhe për hetimin e cështjeve nga Prokuroria e Posacme;

KËRKOJMË:

1. Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e premte, datë 26 Dhjetor 2025, ora 11.00, me Rend Dite: “Vijimi i shqyrtimit të kërkesës nr. 13019 Prot., datë 16.12.2025, me anë të së cilës Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit – Zëvendëskryeministrit -Ministrit, znj. Belinda Balluku.”.

2. Njoftimin e datës dhe orës së mbledhjes, si dhe Rendin e Ditës anëtarëve të tjerë të Këshillit, përfaqësuesve të Prokurorisë së Posacme, si dhe deputetes Belinda Balluku dhe përfaqësuesit të saj ligjor, me qëllim që të ushtrojë të drejtën e saj të mbrojtjes përpara Këshillit.

Sjellim në vëmendjen tuaj z. Kryetar i Kuvendit, që thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë të 1/2 së anëtarëve është e detyrueshme sipas Rregullores, sepse Këshilli thirret në dy forma sipas pikës 6. të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit: (1) me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit; (2) me kërkesë të 1/2 së anëtarëve të Këshillit. Nëse thirret nga 1/2 e anëtarëve të Këshillit, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë Rendin e Ditës për anëtarët e tjerë dhe palët që mund të jenë thirrur në proces. Për këtë arsye, përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe mos u bëni pengesë për drejtësinë.

ANËTARËT E KËSHILLIT PËR RREGULLOREN, MANDATET DHE IMUNITETIN:
GAZMENT BARDHI
OERD BYLYKBASHI
ELDA HOTI
GENT STRAZIMIRI
SAIMIR KORRESHI

Të Lidhura

Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi –

Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi –

nga 27
21:16 | 26/01/2026
0

Tre banesa janë përfshirë nga flakët.mbrëmjen e së hënës në lagjen Loni Dhamo në Lushnje. Banesat e përfshira nga zjarri...

Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës –

Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës –

nga 27
21:08 | 26/01/2026
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kthyer në detyrë prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj, i cili u shkarkua më 7...

Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Ishte hakmarrje –

Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Ishte hakmarrje –

nga 27
21:02 | 26/01/2026
0

Pak ditë më parë, sipas njoftimit të policisë së Lezhës, në qytetin e Rrëshenit u përfshi nga flakët një makinë....

“Brenda 3 ditëve largohuni”, tregtarët e tregut industrial në Vlorë dalin në protestë –

“Brenda 3 ditëve largohuni”, tregtarët e tregut industrial në Vlorë dalin në protestë –

nga 27
20:18 | 26/01/2026
0

Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Vlorës kanë protestuar mbrëmjen e së hënës përpara Bashkisë. Shkak për këtë protestë...

Para
Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35% –

Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35% -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi –

Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi –

21:16 | 26/01/2026
Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës –

Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës –

21:08 | 26/01/2026
Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Ishte hakmarrje –

Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Ishte hakmarrje –

21:02 | 26/01/2026
“Brenda 3 ditëve largohuni”, tregtarët e tregut industrial në Vlorë dalin në protestë –

“Brenda 3 ditëve largohuni”, tregtarët e tregut industrial në Vlorë dalin në protestë –

20:18 | 26/01/2026
“Djali na vdiq nga neglizhenca”, vdekja e 23-vjeçarit, prindërit denoncojnë mjekët e Traumës –

“Djali na vdiq nga neglizhenca”, vdekja e 23-vjeçarit, prindërit denoncojnë mjekët e Traumës –

20:06 | 26/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi –
  • Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës –
  • Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Ishte hakmarrje –
  • “Brenda 3 ditëve largohuni”, tregtarët e tregut industrial në Vlorë dalin në protestë –
  • “Djali na vdiq nga neglizhenca”, vdekja e 23-vjeçarit, prindërit denoncojnë mjekët e Traumës –
  • Vrasja e komisar Lamajt/ Kushtetuesja vendos rihapjen e gjykimit për Arben Frrokun, i dënuar me burgim të përjetshëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi –
  • Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com