Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35% – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35% –

15:21 | 24/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Nuk është e denjë për asnjë post –

Rama publikon FOTOT/ Takime me Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen në Samitin e 8-të Europian –

Kosova e përkushtuar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE –

8 maji do jetë protestë kundër Ramës, po kërcënon ëndrrën evropiane –

Emigracioni është shndërruar në një plagë që sa vjen e thellohet në shoqërinë tonë, por të dhënat e fundit nga Anketa e Posaçme për Emigracionin nga INSTAT tregoi se ka diferenca shumë të forta territoriale, që pasqyrojnë historinë e migracionit.

Në disa qarqe, migracioni shfaqet si një fenomen pothuajse strukturor i jetës familjare.

Berati është më i prekuri me rreth 70% të familjeve që kanë përjetuar emigracionin në një formë ose tjetër, duke qenë qarku me peshën më të lartë në nivel kombëtar. Në këtë zonë, një pjesë e konsiderueshme e familjeve kanë emigrantë të kthyer, çka sugjeron një cikël të plotë migrimi, ku largimi dhe rikthimi janë bërë pjesë e strategjive familjare për mbijetesë dhe përmirësim ekonomik.

Edhe Lezha dhe Vlora paraqesin nivele shumë të larta, me rreth gjysmën e familjeve të prekura nga migracioni, ku në Lezhë spikat veçanërisht prania e emigrantëve aktualë jashtë vendit.

Në qarqe të tjera si Elbasani, Fieri, Durrësi dhe Korça, migracioni mbetet gjithashtu i përhapur, me rreth 35–40% të familjeve të përfshira. Në këto zona, raporti mes emigrantëve jashtë dhe atyre të kthyer është më i balancuar, duke reflektuar një kombinim të migrimit të vazhdueshëm dhe rikthimeve graduale, shpesh të lidhura me moshën, investimet në banesa apo hapjen e aktiviteteve të vogla ekonomike.

Në anën tjetër të spektrit qëndrojnë qarqe si Gjirokastra dhe Kukësi, ku përqindja e familjeve me përvojë emigrimi është dukshëm më e ulët krahasuar me zonat e tjera. Në Gjirokastër, migracioni shfaqet në nivele modeste, ndërsa në Kukës vihet re se pesha kryesore mbetet te emigrantët aktualë jashtë vendit, me më pak raste rikthimi, çka sugjeron një migrim më të zgjatur dhe më pak ciklik.

Tirana dhe Shkodra përfaqësojnë një profil disi të ndryshëm. Në Tiranë, megjithëse emigracioni është i pranishëm, përqindja e familjeve të prekura është më e ulët se në shumë qarqe të tjera, gjë që lidhet me rolin e kryeqytetit si qendër ekonomike dhe magnet për migrim të brendshëm. Në Shkodër, ndërkohë, pesha e emigrantëve jashtë vendit mbetet e ndjeshme, duke reflektuar traditën e gjatë të emigrimit ndërkombëtar nga kjo zonë.

Në disa qarqe emigracioni është bërë një komponent i qëndrueshëm i strukturës familjare dhe ekonomike, ndërsa në të tjera mbetet më i kufizuar ose më i orientuar drejt largimit afatgjatë pa rikthim.

Këto dallime territoriale kanë pasoja të drejtpërdrejta për tregun e punës, zhvillimin lokal dhe politikat publike, veçanërisht në lidhje me kthimin e emigrantëve dhe shfrytëzimin e kapitalit njerëzor që ata sjellin me vete./ Monitor

Të Lidhura

Nuk është e denjë për asnjë post –

Nuk është e denjë për asnjë post –

nga 27
20:39 | 04/05/2026
0

Berisha shprehu qëndrimin e tij kundër kandidaturës së Genta Bungo për postin e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ai deklaroi...

Rama publikon FOTOT/ Takime me Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen në Samitin e 8-të Europian –

Rama publikon FOTOT/ Takime me Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen në Samitin e 8-të Europian –

nga 27
20:27 | 04/05/2026
0

Nga biseda me Kurtin tek Von der Leyen! Rama ndan FOTO nga Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian.Teksa të...

Kosova e përkushtuar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE –

Kosova e përkushtuar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE –

nga 27
20:09 | 04/05/2026
0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), zhvilloi takim me Përfaqësuesen e Lartë...

8 maji do jetë protestë kundër Ramës, po kërcënon ëndrrën evropiane –

8 maji do jetë protestë kundër Ramës, po kërcënon ëndrrën evropiane –

nga 27
19:57 | 04/05/2026
0

“Të dashur miq, ne mblidhemi sot në këtë shesh në prag të datës 8 maj, datës së kryengritjes tonë paqësore....

Para
Zbulohet skema e shpërndarjes së “mallit”, policia evidenton 33 anëtarët në Tiranë, 22 të arrestuar –

Zbulohet skema e shpërndarjes së “mallit”, policia evidenton 33 anëtarët në Tiranë, 22 të arrestuar -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk është e denjë për asnjë post –

Nuk është e denjë për asnjë post –

20:39 | 04/05/2026
Rama publikon FOTOT/ Takime me Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen në Samitin e 8-të Europian –

Rama publikon FOTOT/ Takime me Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen në Samitin e 8-të Europian –

20:27 | 04/05/2026
Kosova e përkushtuar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE –

Kosova e përkushtuar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE –

20:09 | 04/05/2026
8 maji do jetë protestë kundër Ramës, po kërcënon ëndrrën evropiane –

8 maji do jetë protestë kundër Ramës, po kërcënon ëndrrën evropiane –

19:57 | 04/05/2026
Kaos në Korçë pas ndeshjes/ Tifozët sulmojnë futbollistët e Laçit gjatë festës –

Kaos në Korçë pas ndeshjes/ Tifozët sulmojnë futbollistët e Laçit gjatë festës –

19:43 | 04/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk është e denjë për asnjë post –
  • Rama publikon FOTOT/ Takime me Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen në Samitin e 8-të Europian –
  • Kosova e përkushtuar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE –
  • 8 maji do jetë protestë kundër Ramës, po kërcënon ëndrrën evropiane –
  • Kaos në Korçë pas ndeshjes/ Tifozët sulmojnë futbollistët e Laçit gjatë festës –
  • Laçi mund Skënderbeun dhe siguron titullin kampion –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk është e denjë për asnjë post –
  • Rama publikon FOTOT/ Takime me Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen në Samitin e 8-të Europian –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com