“Të lëshojë Kosovën ose do të vritet”, politikani që kërcënoi Albin Kurtin ‘zbythet’ para gjykatës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të lëshojë Kosovën ose do të vritet”, politikani që kërcënoi Albin Kurtin ‘zbythet’ para gjykatës

17:58 | 15/09/2021
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti ka thënë se i vjen keq për shkrimin që kishte publikuar në “Facebook” e ku shkruante se Albin Kurti ose të lëshojë rrugë ose do të vritet.

“Nuk kom pyetje, më vjen keq për kryeministrin që ka ndodh, unë ma shumë e quaj një keqkuptim, për kryeministrin as s’kom pas diçka naj vërejtje”, tha i akuzuari Hoti.

Një deklarim të tillë ai e ka bërë në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë dëgjimit të dëmtuarit, kryeministrit Kurti në cilësinë e dëshmitarit.

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Hoti po akuzohet se përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në dhjetor të 2019-ës, ku kishte shkruar “Albin Kurti ka dy rrugë ose ta lëshoj Kosovës ose mund të vritet”, ka kryer veprën penale të shtytjes në kryerje të veprës penale vrasja.

Paraprakisht, kryeministri Kurti është marrë në pyetje nga prokurorja e rastit Javorka Prlinçeviç dhe mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Rasim Hoti, ku gjykimi është përcjellë me kundërshtime nga këto dy palë.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se para rastit kritik, nuk kishte dëgjuar asnjëherë për të akuzuarin Hoti.

Në pyetjen e avokatit Hoti, se a i kujtohej Kurtit çfarë kishte thënë në media gjatë kohës sa kishte qenë në ndalim i akuzuari Hoti, ka pasur kundërshtime nga prokurorja Prlinçeviç.

“Nuk e shoh çfarë lidhje ka deklarata për media e të dëmtuarit me veprën penale të akuzuarit, sepse në fjalën hyrëse i dëmtuari është deklaruar se nuk e ka ndi veten të kërcënuar dhe deklaratat të cilat i ka dhënë për media, i ka dhënë në cilësi të personit politik dhe nuk shoh se çfarë lidhje ka me veprën penale e të akuzuarit që është lëndë e kësaj procedure, andaj i propozoj gjykatës që pyetjen e parashtruar ta refuzoj”, ka deklaruar prokurorja.

E pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Alltën Murseli e ka udhëzuar avokatin Hoti që t’i parashtrojë dëshmitarit pyetje të tërthorta.

Më pas, avokati Hoti ka pyetur kryeministrin Kurti nëse i njëjti pas rastit kritik, ka pasur ndonjë kërcënim përmes statuseve në rrjete sociale nga i mbrojturi i tij.

Mirëpo, kjo pyetje pas kundërshtimeve të prokurores Prlinçeviç u refuzua nga kryetarja e trupit gjykues, duke e udhëzuar përsëri avokatin Hoti që të parashtrojë pyetje të tërthorta në drejtim të të dëmtuarit Kurti.

Në këtë seancë është bërë edhe administrimi i provave, ku prokuroria ka propozuar si provë kallëzimin penal ndaj të akuzuarit Hoti dhe ekstraktin e profilit të “Facebookut” të të njëjtit.

“Me procedimin e veprës penale do të kuptohet se pas njoftimit nga ana e të akuzuarit ka ardhur në shumë reagime të shfrytëzuesit të këtij rrjeti, sepse e njëjta ka nxitur shumë shqetësime të qytetarëve, pa marrë parasysh a janë persona politik të dëmtuarit ose të jenë politikisht të mendimit të njëjtë, e të akuzuarit Haxhi Hoti dhe është e nevojshme të marrim veprën penale si dëshmi për të kuptuar sa është e rrezikshme një njoftim i tillë në rrjete sociale, të veprës penale të kryer nga ana e të akuzuarit. Sa i përket dëshmisë së dytë, gjegjësisht njoftimit në “Facebook” të 28 dhjetorit të vitit 2019, ajo është një dëshmi konkrete, gjegjësisht në të është një origjinal i njoftimit të akuzuarit e cila është vepër penale e kësaj procedure”, tha prokurorja.

Por këto prova i ka kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarit Hoti, me arsyetimin se kallëzimi penal i propozuar nuk është provë.

Sipas avokatit Hoti, profili në “Facebook” nuk është mjet nëpërmjet të cilit dikush mund të kryejë vepër penale.

“Me vërejtje, sepse si pikë së pari nuk është provë kallëzimi penal. Në elaborimin që i bëri sot prokuroja kallëzimit penal, u zgjerua më tepër se sa me vet aktakuzën, poashtu kam vërejtje se kur e citoj se “se informata e marrë nga kallëzimi penal është vepër penale” dhe kam vërejte në provën e propozuar, secili kemi profil në “Facebook” dhe nuk besoj që në këtë profil ka kryer vepër penale dhe mendoj që kjo nuk është mjet me anën e të cilës kryhet vepra penale”, tha avokati.

Lidhur me këtë, trupi gjykues ka marrë vendim me të cilin ka refuzuar që si provë të administrohet kallëzimi penal i të akuzuarit, ndërsa është administruar si provë ekstrakti i profilit të akuzuarit Hoti në “Facebook”.

Seanca e radhës ku do të dëgjohet i akuzuari Hoti dhe do të jepet fjala përfundimtare është caktuar më 7 tetor, në orën 13:00. I akuzuari Hoti ishte deklaruar i pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 7 shkurt 2020.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 23 janar 2020 ka ngritur aktakuzë ndaj Haxhi Hoti, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “shtytje në kryerje të veprës penale Vrasja”, nga neni 172 lidhur me nenin 32, paragrafi 3 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2019 i akuzuari Hoti në rrjetin social “Facebook” ka bërë thirrje publike dhe shtytje në vrasje të kryetarit të partisë “Lëvizja Vetëvendosje”, Albin Kurtit, duke cekur në postimin e tij “Albin Kurti ka dy rrugë ose ta lëshoj Kosovës ose mund të vritet”.

Siç thuhet në aktin akuzues, i akuzuari Hoti ka krahasuar të dëmtuarin me të ndjerin Xhon F. Kenedi, “Xhon F. Kenedi ishte interes i popullit amerikan që të jetë president, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë president” si dhe “Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës, ndoshta, por nuk është interes i shtetit të Kosovës që të jetë Kryeministër”.

Prokuroria pretendon se i akuzuari Hoti me këto veprime u ka shkaktuar shqetësim të madh përdoruesve të rrjetit social “Facebook” në Kosovë dhe gjithandej botës.

Etiketa: “Të lëshojë Kosovën ose do të vritet”Albin KurtiHaxhi Hoti

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Për herë të parë në 60 vite, fluturimi i parë privat në hapësirë nga “SpaceX”

Për herë të parë në 60 vite, fluturimi i parë privat në hapësirë nga “SpaceX”

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com