Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Aleksandër Biberaj, tre demokratë të vjetër dhe ish-eksponentë të PD-së në një foto me kryetarin e Partisë Demokritke, Lulzim Basha. Një rikthim i tyre në PD apo thjesht një rastësi?! Të larguarit në kohë të ndryshme nga PD-ja kur ajo ishte në pushtet dhe me kryetar Sali Berishën janë bërë bashkë nga një ftesë e Preç Zogajt, i cili promovoi librin e tij të ri me poezi, dhe ishin në të njëjtën tryezë me Lulzim Bashën, kryetarin e ri të PD-së pasi kjo parti doli në opozitë. Fotoja është realizuar në hollin e Xheko Imperial të mërkurën në mbrëmje gjatë promovimit të librit “Ushtrimet e Melankolisë” me autor Zogajn.
Sa për kujtesë Besnik Mustafaj dha dorëheqjen si ministër i Jashtëm gjatë qeverisjes “Berisha” dhe më pas u largua nga PD-ja pas një ftohje të marrëdhënieve me shefin dhe ish-mikun e tij më të ngushtë, Berishën.
Biberaj, ish-deputeti i Tropojës, gjithashtu nuk u kandidua në zgjedhjet e vitit 2013 dhe u largua nga partia.
Zogaj një ish-aleat i socialistëve gjatë kohës që PD-së ishte në pushtet duket se ka rigjetur familjen e tij politike pas ardhjes së Bashës në krye të partisë./27.al/