Kupa e botës sigurisht është një ndër kompeticionet më të mëdha të futbollit dhe ëndrra e çdo futbollisti është fitorja e këtij trofeu. Për legjendën e Brazilit, Ronaldo, fitoja e botërorit madje është më mirë se sa dhe seksi. Duke folur në një intervistë së fundmi, Fenomeni ka deklaruar se fitorja e kupës së botës të jep një ndjesi më të mirë se sa kur kryen marrëdhënie seksuale.
Ronaldo, i cili tani është 46 vjeç, është një njeri që di një ose dy gjëra për të dyja disiplinat. Ish-lojtari i Barcelonës dhe Real Madridit fitoi dy herë trofeun e famshëm Jules Rimet – fillimisht në 1994 dhe më pas në 2002 – dhe ai gjithashtu më parë pranoi se kishte bërë seks para ndeshjeve.
El Fenomeno, siç u bë i njohur shpejt, e bëri të ndjehet prania e tij tetë vjet më vonë në Korenë e Jugut dhe Japoni, teksa udhëhoqi Brazilin drejt fitores së pestë të Kupës së Botës.
“Nuk është se seksi nuk është i shkëlqyeshëm, vetëm se Kupa e Botës është vetëm çdo katër vjet dhe seksi është shumë më i rregullt se kaq”. tha ai.
Ai shtoi më pas se fitimi i Kupës së Botës së tij të dytë ishte një “moment i mrekullueshëm që më parë as nuk mund ta ëndërroja”.
Lexo edhe: Dy gola për 3 minuta, Serbia përmbys gjithçka (VIDEO)
Siç e kemi përmendur më herët, Ronaldo ka pasur gjithmonë një qëndrim të relaksuar kur bëhet fjalë për seksin. Në një intervistë të vitit 2011, futbollisti legjendar zbuloi se të pasurit e shpejtë para ndeshjeve ndonjëherë e ndihmonte të ruante fokusin.