Nga Arben Abazaj
Matufëria nuk ka brirë, këtu në Vlorë ka pushtetin lokal! Kjo palma e rënë mbi makinë nuk është fatkeqësi natyrore, jo, jo, është neglizhim dhe mospërmbushje e detyrimeve që ka bashkia ndaj qytetarëve edhe në rastet kur ju rrezikohet jeta, prona! Ka kaq vite që matufi i bashkisë është dëshmitar se si palmat e thara bien duke prishur makinat e qytetarëve dhe rrezikuar jetët e tyre dhe po kaq vite që heshtet! Heshtje prej matufi shembullor, them shembullor sepse duhet të kemi parasysh se në buxhetin e 2016 ky matufi dhe stafi i tij kishin planifikuar në buxhetin vjetor edhe 5 milionë lekë për mirëmbajtjen e këtyre palmave edhe pse të thara! Pra bashkë me neglizhencën edhe tallja e vjedhja!
Le t’i lutemi Zotit të verë dorë dhe të shpëtojë Vlorën dhe vlonjatetët nga të tilla fatkeqësi! Sa për matufin na e bënë peshqesh ata që e votuan! Nuk do uroja që pikërisht atyre t’u ndodhte të paguanin edhe kostot e matufërisë së këtij kryetari, por së paku zgjohuni! Zgjohuni o njerëz, s’e shihni që mbi fatkeqësitë tuaja matufëria po hedh vallen e talljes, vjedhjes dhe perçmimit???
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10208670494479906&set=a.1293872847048.42698.1837114313&type=3&theater