Të dështuarit e 14 majit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dështuarit e 14 majit –

17:04 | 20/05/2023
në Uncategorized
0

Nga Gjergji Koja

Zgjedhjet lokale të 14 majit vijojnë të diskutohen e debatohen, ndërsa e gjithë vëmendja është përqëndruar te rezultati që ato prodhuan në favor të qeverisë.

Socialistët e drejtuar nga Edi Rama arritën të marrin kontrollin në 54 bashki, ndërsa opozita e “Bashkë Fitojmë”, një aleancë mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ish-Presidentit Ilir Meta, vetëm në 7 të tilla.

Ky raport, përtej diferencave të frikshme në vota mes kandidatëve fitues dhe atyre humbës, ka përqëndruar të gjithë debatin te opozita, dështimi i saj në rezultat.

Nga sondazhet e vetë socialistëve, opozita dilte fituese në 8-12 bashki, por duket se 14 maji rezervoi një tjetër rezultat, të cilin as vetë Edi Rama ndoshta nuk e priste. Nuk e priste qoftë në aspektin e shtrirjes në territor, aq edhe në hendekun e thellë të votave mes kandidatëve të tij dhe atyre të opozitës.

Padyshim që rezultati që mund të ketë surprizuar shumëkënd ka qenë ai në Bashkitë e Kamzës dhe Shkodrës, jo thjesht sepse kandidatët socialistë u shpallën fitues, por diferencat prej mijëra votash.

Ndaj edhe Edi Rama u shfaq në mesjavë, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, duke njoftuar nisjen e një turi falenderimesh në të gjithë vendin, ku ndalesa e parë ishte Shkodra.

Në 14 maj Edi Rama fitoi, opozita humbi, madje aq thellë sa rezultati i saj mund të krahasohet, jo për numër votash, me zgjedhjet e largëta të 1991 apo ato të 1997!

Ky është leximi i parë që mund ti bëhet zgjedhjeve lokale të së dielës së shkuar, nëse sheh hartën elektorale apo shifrat.

Por në 14 maj, përtej shifrave, duket se dështuan të gjithë aktorët e faktorët që duhet të garantojnë një proces zgjedhor.

KQZ dështoi me identifikimin dhe votimin elektronik, pavarësisht miliona euro që janë përdorur për pajisjet. Në rreth 500 qendra votimi pati një bllokim disa orësh të procesit të votimit, duke iu mohuar qytetarëve një të drejtë kushtetuese, ajo e votës.

Shkaku? Pajisjet e identifikimit biometrik nuk funksiononin dhe si rezultat procesi u ndal për 3 orë.

Për votimin elektronik, që u aplikua në 3 bashki: Elbasan, Kamëz dhe Vorë, janë ngritur gjithashtu dyshime nga opozita për manipulime. Gjatë ditës së zgjedhjeve pati raportime se në qendra të ndryshme votimi, qytetarët kishin votuar për një kandidat, ndërsa sistemi e çonte votën e tyre te kandidati tjetër. Më pas, ishin kandidatët e opozitës që ngritën pretendime të tilla, duke kërkuar edhe një hetim mbi serverat.

KQZ në anën tjetër, përmes Kryekomisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, hodhi poshtë pretendimet apo akuzat se votimi elektronik ishte manipuluar.

Vetëm nga këto dy episode, pa iu futur çështjeve të tjera teknike, duket se KQZ nuk arriti të garantonte një proces zgjedhor pa hije dyshimi, edhe pse ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për të marrë masat, që minimalisht ato pajsjet e identifikimit biometrik, qoftë edhe në 10% të qendrave të votimit, të mos ndalnin procesin.

Në 14 maj dështoi edhe qeveria, pavarësisht se eksponentë të saj u shfaqën triumfatorë, duke numëruar bashkitë që kishin fituar në qarqet ku ishin delegatë, apo kërcenin e festonin me daulle e dajre, që prej vitesh janë kthyer në simbole të fushatave të PS-së.

Qeveria dështoi për të garantuar, aq sa ligjërisht e përcakton ligji, një proces të ndershëm dhe të lirë zgjedhor.

Kryeministri Edi Rama në pothuajse çdo takim elektoral përsëriste thirrjen: më mirë rrini në shtëpi, se të votoni koalicionin Meta-Berisha. Sot vështirë të gjesh në Botën e qytetëruar një Kryeministër, ose një figurë qendrore politike, përtej pozicionit shtetëror që mban, që të artikulojë thirrje të tilla, që as më shumë e as më pak, mund të interpretohen si presion apo intimidim ndaj zgjedhësve.

Së dyti, Qeveria nuk arriti të garantonte një fushatë pa përfshirë administratën shtetërore në zgjedhje, qoftë në aspektin e burimeve njerëzore, ashtu edhe në asete të tjera, duke dhënë mesazhin se në garë nuk ishin thjesht kandidatët e dy apo tre subjekteve, por kandidatët e partisë shtet në njërën anë dhe opozitës në tjetrën.

Mjafton të shikoni pothuajse të gjithë drejtorët, stafet e kryebashkiakëve, ministrave, dhe çdo zyrtari tjetër të deleguar, për të kuptuar se makineria shtetërore ishte në funksion të njërës palë, kandidatëve të Qeverisë.

Listat zgjedhore, një problem që dukej se ishte tejkaluar, u rikthyen sërisht si një “truk elektoral” dhe sërisht përgjegjësia bie mbi Qeverinë. Qytetarët nuk gjenin emrin në listë, i ishte zhvendosur qendra e votimit pa u njoftuar, truk ky i përdorur masivisht në zgjedhjet e 20 apo 22 viteve më parë, që duket se është rikthyer ndoshta jo në ato përmasa.

E nëse në atë kohë gjithçka lidhej me problemet në regjistrat e gjendjes civile, në 14 maj shkaku ishte mosafishimi i listave, sepse Ministria e Brendshme kishte “harruar” të lëvronte një fond.

Të gjitha këto kompetenca të qeverisë për të garantuar një proces të lirë dhe të paanshëm zgjedhor, ndoshta nuk kanë pasur asnjë ndikim në rezultat, por edhe këtë herë Edi Rama nuk arriti të garantonte standardet, ato standarde që kërkon OSBE/ODIHR, edhe pse drejtoi Presidentën e OSBE.

Opozita dështoi si në rezultat ashtu edhe në garantimin e votës, krijimin e një fryme, ndoshta jo për të fituar shumicën e Bashkive, por së paku të kishte një rezultat të balancuar. Hyri e përçarë në një proçes që të paktën konsiderohej jetik nga të gjitha palët dhe me shumë pak përjashtime, organizimi i saj ishte në nivelin më të ulët të mundshëm.

Opozita i shkoi pa avazit Kryeministrit Edi Rama në linjën që ai ngriti me kujdes, duke e cilësuar 14 majin jo thjesht si një proces elektoral administrativ, por si një proces politik, që shqiptarët duhej të ndëshkonin me votë Berishën e Metën. Këta të fundit iu përgjigjën me të njëjtën monedhë duke kërkuar ndëshkimin me votë të Edi Ramës, ndërsa kandidatët për kryebashkiakë mbetën në hije, ndërsa përballë kishin makineri propagandistike të shumëfishuara.

Pjesa tjetër e opozitës apo siç konsiderohen PD e “vulës” , e cila kishin luksin e pasjes së komisionerëve dhe numëruesve, në raport të njëjtë pothujase me socialistët e Ramës, duket se ishte jashtë loje në raport me garantimin e standardeve, për aq sa mund ti garantonte, të paktën me përfaqësuesit e saj në KZAZ, KQV apo Grupet e Numërimit.

Ndaj në 14 maj të gjithë dështuan, ca në rezultat, e ca në standarde!

Opozita dështimin e saj e paguan me humbjen e thellë, ndërsa ata që duhet të garantojnë standardet, me siguri do të ketë një njollë në atë raportin përfundimtar të vëzhguesve të ODIHR, që është kthyer si ato buletinet që kanë jehonë pak javë pas publikimit dhe më pas harrohen sirtareve.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ja si votimi elektronik u kthye në vegël manipulimi –

Ja si votimi elektronik u kthye në vegël manipulimi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

09:07 | 22/12/2025
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –

08:59 | 22/12/2025
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –

08:45 | 22/12/2025
Korrupsioni dhe kapja e shtetit, opozita mban sot protestën kombëtare para Kryeministrisë –

08:33 | 22/12/2025
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine drejt BE! Si doli zbuluar grupi kriminal i “Rrajave” –

Nga politika te krimi/ Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit socialist –

08:17 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –
  • I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –
  • Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –
  • Korrupsioni dhe kapja e shtetit, opozita mban sot protestën kombëtare para Kryeministrisë –
  • Nga politika te krimi/ Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit socialist –
  • Këmbimi valutor 22 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –
  • I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com