Të dashur të rinj … ju mund të ndërtoni një botë më të mirë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dashur të rinj … ju mund të ndërtoni një botë më të mirë

15:31 | 13/01/2017
në Shqiperi
0
Papa Francesku, duke pershendetur besimtaret perpara mbajtjes se meshes ne sheshin Nene Tereza. Papa Francesku po viziton vendin tone per te promovuar tolerancen fetare te Shqiperise, nje vlere te perceptuar te nje shoqerie ku tre fete kryesore, muslimanet, ortodokse dhe katolike jetojne ne harmoni me njeri tjetrin./r/n/r/nPope Francis is greeted by faithfuls upon his arrival at the Mother Teresa square in Tirana on September 21, 2014. Pope Francis is visiting the small Balkan nation to promote Albania’s religious tolerance, an intrinsic value of a society where three main religions, Muslims, Orthodox Christians, and Catholics live in harmony.

Papa Françesku i ka nisur një letër të rinjve në të gjithë botën. Duke vënë re krizën që po kalon shoqëria njerëzore, Ati i Shenjtë i është drejtuar të rinjve, duke parë tek ta shpresën për një të ardhme në paq dhe prosperitet. Më poshtë letra e plotë e Papa Françeskut.

Të dashur të rinj,*

jam i gëzuar t’ju kumtoj se në tetor të vitit 2018 do të kremtohet Sinodi i Ipeshkëvinjve rreth temës: “Të rinjtë, besimi dhe shoshitja për thirrjen”. Kam dashur që ju të jeni në qendër të vëmendjes, sepse ju mbaj në zemër. Pikërisht sot paraqitet dokumenti përgatitës që j’ua besoj juve si një “busull” përgjatë këtij rrugëtimi.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Më vijnë ndër mend fjalët që Hyji i drejtoi Abrahamit: “Ik prej tokës tënde, prej fisit tënd dhe nga shtëpia e atit tënd, drejt një toke që unë do të tregoj” (Zan 12,1). Këto fjalë sot ju drejtohen edhe juve: janë fjalë të një Ati që ju fton të “dilni” për t’u hedhur drejt një të ardhme të panjohur, por mbartëse e arritjeve të sigurta, drejt të cilave Ai vetë ju shoqëron. Ju ftoj të dëgjoni zërin e Hyjit që kumbon në zemrat tuaja nëpërmjet frymës së Shpirtit Shenjtë.

Kur Hyji i tha Abrahamit: “Shko…” çfarë donte t’i thonte? Sigurisht, jo që të ikte prej të afërmëve të tij apo prej botës. Ftesa e tij qe e fortë, një thirrje, në mënyrë që të linte gjithçka e të shkonte drejt një toke të re. Cila është për ne sot kjo tokë e re veçse një shoqëri më e drejtë dhe më vëllazërore që ju e dëshironi aq thellësisht e që doni ta ndërtoni deri në skajet e botës?

Por, fatkeqësisht sot ajo “shko” merr edhe një domethënie tjetër. Merr kuptimin e papërgjegjësisë, padrejtësisë dhe luftës. Shumë të rinj janë të nënshtruar ndaj kërcënimit të dhunës dhe janë të detyruar të ikin nga vendi i tyre i lindjes. Britma e tyre shkon deri lart te Hyji, sikurse britma e Izraelit skllav i shtypjes së Faraonit (krh Dal 2,23).

Dëshiroj gjithashtu t’ju kujtoj fjalët që Jezusi një ditë ua drejtoi nxënësve të cilët i pyesnin: “Rabbi […] ku banon?”. Ai u përgjigj: “Ejani e shikoni” (Gjn 1,38-39). Edhe juve Jezusi ju drejton shikimin e tij dhe ju grish të shkoni pranë tij. Të dashur të rinj, a e keni takuar këtë shikim? A e keni dëgjuar këtë zë? A e keni ndjerë këtë shtytje për të nisur rrugëtimin? Jam i sigurtë se, megjithë zhurmën dhe hutimin që duket se mbretërojnë në botë, kjo thirrje vazhdon të kumbojë në shpirtin tuaj për t’ju hapur gëzimit të plotë. Kjo do të jetë e mundur vetëm në atë masë në të cilën edhe nëpërmjet një shoqërimi, me anë të udhëheqësve të përgatitur, do të dini të ndërmerrni një rrugëtim shoshitjeje për të zbuluar planin e Hyjit për jetën tuaj. Edhe atëherë kur rrugëtimi juaj të jetë i shenjuar nga brishtësia dhe rënia, Hyji i pasur me mëshirë e shtrin dorën e tij për t’ju ngritur sërish.

Në Krakovë, me rastin e hapjes së Ditës Botërore të Rinisë, ju pyeta më shumë se një herë: “A mund të ndryshohen gjërat?”. Dhe ju klithët së bashku një “Po!!” të fuqishme. Ajo klithje lind nga zemra juaj e re që nuk e duron dot padrejtësinë dhe nuk mund t’i përulet një kulture përjashtimi, as nuk mund t’i nënshtrohet globalizimit të indiferencës. Dëgjojeni atë klithje që vjen nga brendia juaj! Edhe kur ndjeni, ashtu sikurse profeti Jeremia, pa përvojën e moshës tuaj të re, Hyji ju inkurajon të shkoni, atje ku ai ju dërgon: “Mos ki frikë […], sepse unë jam me ty për të t’mbrojtur” (Jer 1,8).

Një botë më e mirë ndërtohet edhe falë jush, falë dëshirës tuaj për të ndryshuar dhe falë bujarisë tuaj. Mos kini frikë të dëgjoni Shpritin që ju sygjeron zgjedhje të guximshme, mos ngurroni kur ndërgjegja ju kërkon të rrezikoni për të ndjekur Mësuesin. Edhe Kisha dëshiron të vihet në dëgjim të zërit tuaj, të ndjeshmërisë tuaj, të besimit tuaj; përderi edhe të dyshimeve tuaja e kritikave tuaja. Bëjeni të dëgjohet klithja juaj, lëreni të kumbojë në bashkësitë dhe t’u mbërrijë barinjëve. Shën Benedikti i porosiste abatët të këshilloheshin edhe me të rinjtë përpara çdolloj zgjedhje të rëndësishme, sepse “shpesh, pikërisht më të riut Zoti i shfaq zgjidhjen më të mirë” (Regulla e shën Benediktit III,3).

Kështu pra, edhe nëpërmjet ecjes së këtij Sinodi, unë dhe vëllezërit e mi Ipeshkëvinj duam të bëhemi akoma më shumë “bashkëpunëtorë të gëzimit tuaj” (2 Kor 1,24). Ju besoj te Maria e Nazaretit, një e re si ju, të cilës Hyji i drejtoi shikimin e Tij plot dashuri, që t’ju marrë përdore dhe t’ju udhëheqë drejtë gëzimit të një “Ja ku jam!” të plotë e me bujari (krh Lk 1,38)

Me dashuri atërore,

Françesku

Nga Vatikani më 13 Janar 2017

* Letër e Papës drejtuar të rinjve me rastin e paraqitjes së Dokumentit përgatitës të Asemblesë XV të Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkëvinjve

Etiketa: Ati i ShenjtëDita Botërore e RinisëHyjiIpeshkëvJa ku jam!Maria e NazaretitPapa FrançeskuSinodi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para

PS-LSI-PD, s’ka marrëveshje/ Opozita ikën nga komisioni i reformës zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com