Çifti shqiptar gjendet i copëtuar në 3 valixhe në Itali, ja detajet e reja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çifti shqiptar gjendet i copëtuar në 3 valixhe në Itali, ja detajet e reja

15:15 | 16/12/2020
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Misteri i kufomave të gjetura të copëtuara brenda tri valixheve në zonën midis burgut të Firences dhe superstradës Firence-Piza-Livorno duket se po shkon drejt zgjidhjes.

Një tatuazh mund të identifikojë viktimat si çifti shqiptar i zhdukur në atë zonë më 2015. Do të duhet testi i ADN-së, por janë të shumtë treguesit që çojnë te Shpëtim e Teuta Pasho, 54 e 52 vjeç, burrë e grua, që kishin shkuar në Itali për të takuar fëmijët.

Njëri ishte në arrest në atë kohë, pikërisht në burgun Sollicciano, pranë të cilit u gjetën trupat. Dhe hipoteza e krimit është pikërisht një “mesazh” drejtuar dikujt.

Read more

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Dëgjova një gjë shokuese –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Tatuazhi në krah – Hetuesit ende janë të rezervuar dhe nuk e kanë konfirmuar identitetin e viktimave. Por në një krah të gjetur brenda njërës prej valixheve shihet një tatuazh në formë spirance poshtë emrit të qytetit, Vlorë, dhe një tjetër shkrim, SHP, që mund të jenë inicialet e Shpëtim Pashos.

Masakrim për vdekje, ndoshta mesazh? – E sigurt është që bëhet fjalë për vdekje të dhunshme për të dy, konfirmuar edhe nga mjeku ligjor. Të vrarë me shqelma, grushta, edhe të mbytur. Pastaj të copëtuar e të hedhur afër burgut të Solliccianos. E këtu del një nga pistat hetimore. Ndoshta është mesazh. Në atë burg, pikërisht në kohën e zhdukjes së çiftit shqiptar, ishte në arrest djali i tyre. Ishte arrestuar për zotërimin e 6 kileve marijuanë.

Kufomat e paketuara – Copat e trupave të dy viktimave ishin mbështjellë me najlon, qese dhe shirit adeziv, ndoshta për të ndaluar dekompozimin. Kufomat janë prerë pastër e futur në valixhe pak pas vdekjes, pastaj, bazuar në pozicionet në të cilat janë gjetur, janë hedhur ndoshta nga një makinë që ecte me shpejtësi të ulët. Në dy valixhe kishte ende edhe një lloj ambalazhi, i ngjashëm me thes. Të gjitha ishin mbuluar nga dheu e madje kishin hyrë edhe rrënjë bimësh, çka tregon që ishin atje prej kohësh, por ndoshta jo më tepër se dy vjet. Kjo për shkak se pronari i tokës ka bërë një pastrim të zonës dy vjet më parë. Gjithsesi, nuk përjashtohet që vdekja e tyre të jetë më e hershme.

Dhunë e tmerrshme kundër gruas – Autopsia e burrit ka nxjerrë si shkak të vdekjes therjen me thikë në fyt. Për gruan, ekzaminimi ka zbuluar se është rrahur brutalisht. Ka marrë goditje në fytyrë e kokë, ka frakturë të kockës hioide dhe të disa brinjëve.

Djali në arrati – Për karabinierët, djali i çiftit nuk dihet ku është që më 2016. Pasi përfundoi në burg për krime të lidhura me drogën, u la në arrest shtëpie në tetor 2016. 15 ditë më pas u arratis dhe nuk dihet ku është. Mbi të rëndon një dënim i pakryer ende prej 4 vitesh burg.

Vajza: Shpresoj të mos jenë ata – Vajza e çiftit, e cila banon në Castelfiorentino (Firence) e që në atë kohë kishte kontaktuar edhe programin Chi l’ha visto për zhdukjen e prindërve, thotë: “Kam folur me karabinierët dhe po pres përgjigje prej tyre, për të bërë testin e ADN-së. Nuk duhet të flas me asnjë gazetë deri sa të ketë konfirmime nga forcat e rendit. Kërkojmë qetësi, sepse as ne nuk e dimë nëse trupat e gjetur u përkasin atyre.

Kërkohet një valixhe e katërt – Hetime e karabinierëve të Firences vazhdojnë. Në valixhen e parë u gjet busti i një burri, në të dytën legeni dhe një këmbë që i përkasin trupit të një gruaje. Në të tretën ishte busti dhe një tjetër këmbë femre. Mungojnë pjesët e poshtme të burrit, ndaj po kërkohet një valixhe e katërt, edhe me ndihmën e njësisë së qenve të mbërritur nga karabinierët e Bolonjës.

Marrë nga TgCom

Shpethim Pasho
Etiketa: Shpëtim e Teuta PashoTë copëtuar brenda valixheve

Të Lidhura

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

nga 27
18:14 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama apo mban një takim me qytetarë në Zvërnec, ku ka deklaruar se do të dëgjojë prej tyre...

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

nga 27
17:40 | 05/06/2026
0

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Nga impakti...

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

Para
Dokumenti i ambasadorëve të BE-së: Pesë nga gjashtë kushtet nuk janë plotësuar nga Shqipëria

Dokumenti i ambasadorëve të BE-së: Pesë nga gjashtë kushtet nuk janë plotësuar nga Shqipëria

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

18:14 | 05/06/2026
Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com