“Jam ndier më i fortë se kurrë. Më i motivuar se kurrë. A mund ta lë dorëzimin e sovranitetit shqiptar? Kurrë. Ju ftoj që së bashku të zhvillojmë këtë debat me të gjithë anëtarësinë. Më erdhi një deputete në zyrë dhe më tha. Kam ndenjur dy orë me vëllain se nuk është i bindur për vendimin e Bashës. Do ta bëjmë këtë betejë që kurrë më njeri të mendojë të shkelë mbi parimet dghe vullnetin tuaj. Viktor Hygo ka shkruar diku se e ardhmja ka emra të ndryshëm. Ai thotë se e ardhmja për të dobëtit quhet e pamundura. Për guximtarët quhet idealja. Ndaj dhe ne zotohemi këtu që me përpjekjen tonë do të çlirojmë Shqipërinë nga fantazma e komunizmit, mafias, krimit dhe korrupsionit që po gërryen çdo ditë këtë vend. Por edhe nga fantazma e George Soros.”, shprehet Sali Berisha.
Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish Edi Ramës për udhëtimet e tij me avion, duke theksuar se...







