Të ardhurat nga doganat arrijnë rekord historik në gusht, nga rritja e importeve, çmimeve dhe konsumit të karburanteve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të ardhurat nga doganat arrijnë rekord historik në gusht, nga rritja e importeve, çmimeve dhe konsumit të karburanteve

09:10 | 14/09/2021
në Kryesore
0

Rritja e të ardhurave doganore për muajin gusht 2021 dhe periudhën 8-mujore kanë shënuar rekord historik, sipas të dhënave të publikuara nga Doganat.

Të ardhurat doganore në muajin Gusht 2021 janë realizuar në masën 17.3 miliardë lek me një tejkalim prej 18% nga të ardhurat e planifikuara(14.7 miliardë lek) ose rreth 2.6 miliardë lek (rreth 26 milionë USD) më shumë.

Në krahasim me muajin Gusht 2020, të ardhurat e gusht 2021 janë realizuar rreth 3.7 miliardë lek më shumë ose me një rritje 27 për qind.

Read more

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Sipas analizës periodike të të dhënave të Doganave, muaji Gusht 2021 ka realizmin më të lartë të çdo muaji të 30 viteve të fundit.

Faktorët që kanë ndikuar në rritjen rekord të të ardhurave doganore janë si vijon:

Taksa Doganore është realizuar me rreth 125 Mln lek më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë;
Akciza Neto eshte realizuar në total +987 Mln lek më shumë, kryesisht e ndikuar nga rritja e konsumit të karburantit me rreth 15,000 ton më shumë me efekt në rritjen e të ardhurave doganore me 663 milionë lek dhe cigares me rreth 58 ton më shume ose rreth 352 Milionë lek.
TVSH me rritje në total +2.5 Mld lek ku kanë ndikuar: rritja e sasisë së importuar të artikujve të konsumit të përgjithshëm me +365 Mln lek, Karburanti me +565 Mln lek, Hekuri me +200 Mln, Autoveturat e përdorura me +365 Mln, Cigare me +374 Mln, Gaz i lengshëm me 142 mln, etj..
Renta me rënie -71 Milion lek për shkak të kryerjes vetëm të një ekporti me naftë bruto.
8 mujori
Të ardhurat në 8 mujorin 2021 janë realizuar në masën 119.3 Miliardë lek (nga 109.7 miliardë lek të planifikuara ose rreth 9.6 miliardë lek më shumë (rreth 96 Mln USD më shumë). Në krahasim me 8 mujorin 2020 janë realizuar rreth 23.3 Miliardë lek më shumë. Doganat pohojnë se krahas rritjes së importeve pozitivisht ka ndikuar dhe lehtësimi i tregtisë dhe mbikëqyrjes efektive, përmirësimit të klimës së biznesit, uljes së kohës së zhdoganimit, përmirësimit të mënyrës së vlerësimit të detyrimeve doganore dhe mirëadministrimit.

Rritja e të ardhurave është ndikuar në masën 78% nga rritja e sasive të importit dhe në masën 22% nga rritja e çmimeve. Vlen të theksohet se rritja e çmimeve në totalin e saj është amortizuar nga rënia e kursit të këmbimit me efekt negative rreth 2 Miliardë Lek.

Doganat theksojnë se tetë mujori Janar-Gusht 2021 ka realizmin më të lartë të çdo 8-mujori në historinë e doganave.

Faktoret që kanë ndikuar tek çdo taksë, krahasuar me një vit më parë, janë si vijon:

Taksa Doganorë: + 767 Mln lek më shumë nga importi mallrave me origjinë kryesisht Kinë
Akciza: Në total +5.2 Mld lek që ka ardhur përgjithësisht nga: rritja e importit të karburantit me +2.8 Mld, rritja e importit të cigareve me +2 Mld, Birrës me rreth 180 Mln lek, etj.
TVSH: Në total, T.V.SH-ja krahasuar me tetë-mujorin 2020 ka dhënë rreth 1 Mld lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:
+3 Mld lek rritja e konsumit të mallrave të konsumit të përditshëm.
+3 mld Lek rritja e Karburantit të importit
+2.1 Mld lek rritje e importit të automjeteve të përdorura.
+2 Mld lek rritje nga importi i metaleve bazë.
+900 Mln lek rritje e importit të veshje, tekstile.
+852 Mln Lek Konstruksionet metalike
+600 Mln lek Gaz i lëngshëm,, etj.
Renta +358 Milion lek për shkak të efektit të kombinuar midis rritjes së sasisë me rreth 14,000 ton dhe rritjes së çmimit mesatar për periudhën tetë mujore me 40%. /Monitor/

foto galeri foto galeri

Etiketa: çmimeve dhe konsumit të karburanteverritja e importeveTë ardhurat nga doganat

Të Lidhura

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

nga 27
08:53 | 15/05/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në autostradën Vlorë–Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ku...

Terrorizoi Shkodrën, RENEA arreston 43-vjeçarin (Emri) –

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

nga 27
08:45 | 15/05/2026
0

Policia e Shtetit dhe forcat RENEA kanë zbarkuar sot në orët e para të mëngjesit Mirditë, ku kanë zhvilluar kontrolle të shumta. Mësohet...

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

nga 27
08:25 | 15/05/2026
0

Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga një kombinim faktorësh që ndikojnë në përvojën e përgjithshme të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:59 | 15/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Para
DW zbardh takimin e Merkelit me Ramën: Gjermania do marrë pjesë në konferencën e donatorëve për rindërtimin

Agjenda/ Kancelarja Merkel sot në Tiranë, ja kur do të takohet me Ramën

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

08:53 | 15/05/2026
Terrorizoi Shkodrën, RENEA arreston 43-vjeçarin (Emri) –

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

08:45 | 15/05/2026
Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

08:25 | 15/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:59 | 15/05/2026
Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –

Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –

07:55 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –
  • Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –
  • Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –
  • Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –
  • Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com