Të ardhura nga veprimtari kriminale, sekuestrohen pasuri me vlerë 543 mijë euro në Vlorë

Lexo edhe

Policia e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 543 452 mijë euro, të cilat dyshohet së janë krijuar me të ardhura nga veprimtari kriminale të pastrimit të parave.

Në vijim të goditjeve dhe sekuestrimeve të njëpasnjëshme të kryera ndaj krimit të organizuar dhe pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri, konkretisht:

• 2 apartamente banimi në Vlorë;

• 2 llogari bankare;
• 1 automjet Volkswagen.Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 543 452 euro. Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *