“Një proces si në partitë progresiste europiane dhe amerikane”
Deputeti socialist Taulant Balla ka publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, fletën e votimit të referendumit që do të mbahet për konfirmimin e kryetarit të PS. Foton e fletës deputeti Balla e shoqëron me këtë koment: “Pas shtatë ditësh Partia Socialiste në Referendum. Me 9 Prill socialistët në mbarë Shqipërinë shprehin mendimin e tyre në një Referendum partiak. Një proces i rëndësishëm, ashtu si në partitë e mëdha progresiste europiane dhe amerikane, ku vendim-marrjen e ka anëtarësia. Partia Socialiste — E vetmja forcë udhëheqëse në Shqipëri”.