Task Forca e ujit të pijshëm verifikon 13014 raste, ndërpriten 2325 lidhje të paligjshme

Duhet të lëçisni

PD dorëzoi në KAS dosjet voluminoze për shkeljet zgjedhore, zbardhen pretendimet e selisë blu

Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS 10 dosjet voluminoze për shkeljet e pretenduara elektorale në 9 qarqe të vendit, konkretisht për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin,...

“Demokracia lind me liri, rritet me ligje demokratike”, njoftohet protesta e parë te kryeministria pas zgjedhjeve të 25 Prillit

Shoqëria civile së bashku me ish-të përndjekur politikë, aktivistë dhe intelektualë ka parashikuar në datën 12 Maj mbajtjen e një proteste në ambientete përballë...

Ngjarje tragjike në rrugët e qytetit shqiptar, makina humb kontrollin dhe përplas për vdekje dy fëmijë 8 vjeçarë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite në Kosovë, ku një veturë ka rënë në lumë në fshatin Carralevë. Si pasojë...

Mbi 8 mijë raste të reja, shënohet numri më i ulët i viktimave në Itali që nga tetori

Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 8,292 raste të reja me koronavirus nga 226,006 testime të kryera për të dyshuar. Sot...

Vijon aksioni për disiplinimin e situatës së ujit të pijshëm në kryeqytet. Task-Forca e ngritur nga Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime janë në terren për menaxhimin e situatës dhe prerjen e çdo lidhje të paligjshme.

Këto ditë, puna e grupeve të punës është fokusuar në zonat: Farkë, Zall Herr, Petrelë, Babrru, zona te Pularia, Rr. “M.Grameno”, Rr. “Pashë Hysa”, Rr. “Siri Kodra”, Vilat Selitë, Komuna e Parisit, Yzberisht, Kombinat, si dhe në linjat e transmetimit DN 700, DN 1000 dhe DN 1200.

Nga monitorimi i situatës në terren u verifikuan 1167 raste, ku u identifikuan dhe u shkëputën 216 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, duke qenë se uji i pijshëm përdorej për ujitje apo për larje të automjeteve. Gjatë këtyre tre ditëve u vendosën gjoba për 10 abonentë familjarë dhe për 3 biznese.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe lidhjes së kontratave të rregullta me UKT, si dhe për vendosjen e matësve të rinj të ujit. Në tre ditë janë nënshkruar 147 kontrata të reja, si dhe 58 aktmarrëveshje për pagesën e ujit. Gjithashtu, specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë vendosën edhe 415 matës të rinj uji.

Që nga nisja e aksionit për prerjen e lidhjeve të paligjshme, si dhe të çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm që përdoret për qëllime të tjera, kryesisht për ujitje të tokave dhe të mbjellave bujqësore, janë verifikuar 13014 raste. Nga këto janë konstatuar në total 2325 raste të lidhjeve të paligjshme, të cilat janë prerë nga grupet e Task Forcës.

Në ato raste kur grupet e Task Forcës kanë evidentuar abuzime, subjektet janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ku në total janë vendosur gjoba për 181 abonentë familjarë dhe për 103 biznese.

Ndërsa, numri i kontratave të reja të lidhura që nga dita e parë është 1256, si dhe janë nënshkruar 430 aktmarrëveshje me UKT për pagesat e ujit të pijshëm. Specialistët e UKT kanë vijuar edhe punën për vendosjen e matësve të rinj të ujit në rastet kur janë të dëmtuar apo që mungojnë. Në total numri i matësve të rinj të ujit të vendosur është 1986.

Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion të qytetarëve dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

PD dorëzoi në KAS dosjet voluminoze për shkeljet zgjedhore, zbardhen pretendimet e selisë blu

Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS 10 dosjet voluminoze për shkeljet e pretenduara elektorale në 9 qarqe të vendit, konkretisht për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin,...

“Demokracia lind me liri, rritet me ligje demokratike”, njoftohet protesta e parë te kryeministria pas zgjedhjeve të 25 Prillit

Shoqëria civile së bashku me ish-të përndjekur politikë, aktivistë dhe intelektualë ka parashikuar në datën 12 Maj mbajtjen e një proteste në ambientete përballë...

Ngjarje tragjike në rrugët e qytetit shqiptar, makina humb kontrollin dhe përplas për vdekje dy fëmijë 8 vjeçarë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite në Kosovë, ku një veturë ka rënë në lumë në fshatin Carralevë. Si pasojë...

Mbi 8 mijë raste të reja, shënohet numri më i ulët i viktimave në Itali që nga tetori

Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 8,292 raste të reja me koronavirus nga 226,006 testime të kryera për të dyshuar. Sot...

Përfundon kontrata me vaksinën AstraZeneca, BE: Nuk do ta rinovojmë

Thierry Breton, Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm deklaroi sot, se Komisioni Europian nuk do të rinovojë kontratën për vaksinat e koronavirusit me AstraZeneca...