Tare po del gjithmonë e më shpesh përpara kamerave për të larguar presioonin nga ekipi. Drejtori sportive i Lacios nuk është nga ata persona që prononcohej shpesh, megjithatë tani po e bën.
Së fundmi ka shpërhtyer çështja De Vraj, për të cilin u tha se tashmë ishte një lojtar i Interit.Megjithatë Tare tha se dikush po luan pisët në këtë histori.
“ Nuk ka asnjë histori rreth De Vraj. Dikush tha se ai është shitur për të Inter dhe donte te luante pisët. Ne nuk e vemë në dyshim sjelljen e tij por ai ka marrë shumë nga kjo fanellë. Për sa i përkët Ligës së Kampionëve duhet ta meritojmë në fushë. Nuk e di në qoftë se është Interi që ka përhapur këto fjalë por kushdo mund ta bënte në fund të kampionatin. De Vraj meriton respekt”, përfundoi Igli Tare .