Ashtu sikurse në takimet e tjera, edhe këtë herë nuk ka munguar në një takim të Open Balkan, djali i miliarderit kontrovers, Aleksandër Soros, në Beograd.
Aleksandër Soros nga afër panairin e verërave në Beograd, ndërkohë që nuk e ka humbur mundësinë që të takojë liderat e të vendeve të rajonit dhe të postojë foto me ta. Ai ka postuar në Twitter foto me kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e shkarkuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministrin maqedonas dhe atë serb.
“Samiti i Open Balkan, bashkon verërat dhe njerëzit nga i gjithë rajoni”, shkruan ai në Twitter.
Akoma nuk dihet se cili është roli i Aleksandër Soros në këto takime konkretisht, ndërsa opozita dhe analistë e akuzojnë babain e tij si “kumbarin” e Ballkanit të Hapur.