Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me zëvendës-Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer.
Basha me anë të një postimi në ‘Twitter’ u shpreh se gjatë takimit u zhvillua një bisedë e hapur dhe konstruktive mbi tematikat kryesore shqetësuse në Shqipëri.
Sipas Bashës, ky ishte një angazhim i përbashkët për demokracinë, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë si mënyra e vetme për stabilitetin.
“Diskutim i hapur dhe konstruktiv me Matthew Palmer situata: mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe e Lartë, mosndëshkimi, krimi, korrupsioni dhe kriza politike. Angazhim i përbashkët për demokracinë, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë si mënyra e vetme për stabilitetin dhe Shqipërinë në BE“, shkruan Basha