Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Kujtojmë që ky pritet të jetë takimi i pari mes dy liderave që kur Mitsotakis u zgjodh kryeministër.
Ndërsa axhenda e Ramës është ende e paqartë, kryeministri grek pritet të takohet edhe me preisdentin amerikan Donald Trump, Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Asambleja e OKB do të vijojë nga 23 deri në 30 shtator. Temat kryesore që pritet të diskutohen janë ndryshimet klimaterike dhe tensionet mes Iranit e SHBA-ve.
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...










