Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me komisionerin e BE për Zgjerimin, Johannes Hahn. Këtë e ka bërë të ditur shefi i diplomacisë shqiptare përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
“Një takim pozitiv me komisionerin Hahn në lidhje me sundimin e ligjit, në kuadër të reformave që duhet të kryejë Shqipëria në rrugën e saj drejt BE-së”- ka shkruar Bushati.
Ministri i Jashtëm tha se është diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin mes vendeve të Ballkanit perëndimor.