Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shprehur ngushëllimet familjes së kryetares së Forumit Rinor Eurosocialist të njësisë numër 6, Rajselda Hamza e cila gjeti vdekjen në një aksident rrugor ditën e djeshme.
Të preu jetën në mes një aksident i mallkuar. Punuam gjatë bashkë, e tani jam pa fjalë!
Shpikim aq armiq në të gjallë, sa harrojmë armiqtë e vërtetë që na marrin jetën, përditë.
Të ndrittë shpirti Rajs!
Propozova “Vrasjen Rrugore” dikur, por mbeti rrugëve të Parlamentit. Do mjaftonin vajzat e djemtë që kanë lënë jetën rrugëve nga aksidentet, për ta miratuar një herë e mirë, përpara se kërcitja e vdekjes në rrugë të na vijë të pragu i shtëpisë.