Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ftuar në emisionin Opinion ka deklaruar se anëtarët e dy bandave në Elbasan Çapja dhe Çela janë arrestuar në 2015, por janë liruar nga gjykata.
“Dy bandat janë arrestuar nga policia në 2015 dhe gjykata i liroi” deklaroi Tahiri.
Deputeti i Partisë Socialiste fajësoi gjyqësorin për lirimin e tyre dhe jo policinë e shtetit të cilën e mbrojti.