Të gjithë emigrantët shqiptarë kudo ku jetojnë e punojnë do të regjistrohen. Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë. Një projektligj i përgatitur nga qeveria pritet të shkojë se shpejti në kuvend.
Ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ai i jashtëm Ditmir Bushati i bënë thirrjë të gjithë emigrantëve shqiptarë kudo ku jetojnë të jetë të vëmendshëm që të ndihmojnë në përmbylljen e procesit të regjistrimit me sukses të plotë duke ofruar të gjitha të dhënat për institucionet shtetërore.