Tabaku: Jemi në zgrip të varfërisë, qeveria shpenzon për luks – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Jemi në zgrip të varfërisë, qeveria shpenzon për luks

12:33 | 07/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, komentoi raportin e “Standard and Poors” për gjendjen ekonomike dhe politikat fiskale në Shqipëri, duke thënë se “Koorporata e Investimeve është një minë me sahat në ekonominë dhe buxhetin e një vendi në zgrip të varfërisë”.

Mësohet se ish-deputetja theksoi se qeveria refuzoi ta bënte publik, tregon situatën e mjerueshme të ekonomisë, si dhe borxhin e lartë, i një qeverie që shpenzon për luksin e tepruar dhe oligarkët e oborrit por jo për shqiptarët dhe nevojat e tyre.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Viti 2019 u mbyll me një bilanc negativ për ekonominë, ashtu si dhe 6 vitet e fundit. Konsumi në nivlet më të ulëta në vite, 49 përqind e shqiptarëve në kushte varfërie, të ardhurat e mungurara rreth 116 milionë euro dhe një rënie drastike e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe bizneset.

Këto tregues janë domethënës të filozfisë Rama të qeverisjes, taksa të rritura me rreth 2 miliardë euro, faturë stratosferike e PPP dhe borxhi publik i rritur në nivelet e 83% duke përfshirë dhe koncesioent dhe PPP.

Këtë situatë të të mjerueshme të ekonomisë e reflektoi dhe raporti i fundit i S&P që qeveria refuzoi ta bënte publik. Raporti S&P i cili tregon shëndetin e financave të vendit si dhe mundësinë për të paguar borxhin që ka Shqipëria, tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet ekonomia.

Raporti evidenton edhe një herë problemet më akute të ekonomisë sonë; Borxhi i lartë, i një qeverie që shpenzon për luksin e tepruar dhe oligarkët e oborrit por jo për shqiptarët dhe nevojat e tyre.

Raporti është një dëshmi që tregon e bardhë mbi të zezë se ekonomia informale është e vetmja ekonomi në Shqipëri. Se euroizimi i tregut vendas nuk vjen si pasojë e tregtisë por si pasojë e ekonomisë së errët dhe kanabizimit.

Raporti i Standart and Poor’s rivërteton edhe një herë që Shqipëria ka një rrezik që vjen nga PPP-të të cilat po bëhen gjithnjë e më të pakontrollueshme. Qeveria nuk ofron asnjë siguri se do të respektojë tavanin e përcaktuar për pagesën e PPP-ve siç nuk ofron asnjë garanci për të kontrolluar kontratat dhe eficencën e tyre.

Ajo që e rrezikon tanimë Shqipëri është fshehja e borxhit përmes Koorporatës së Investimeve dhe strukturën e dobët të borxhit. Koorporata e Investimeve është një minë me sahat në ekonominë dhe buxhetin e një vendi në zgrip të varfërisë. Siç është paralajmëruar edhe nga opozita kjo Koorporatë nuk ka për qëllim mirëqenien e shqiptarëve por vetëm të disa individëve që nuk prodhojnë dhe as ndihmojnë ekonominë, por, që vetëm centralizojnë pushtete dhe prona në pak duar.

Me një rritje ekonomike të dobët, me një nivel të lartë të borxhit, me një sistem të atrofizuar dhe mbi të gjitha me rreziqet e PPP-ve dhe Korporatës së Investimeve. Shqipëria e 2020 do të jetë një vend më i zymtë dhe më i varfër, jo sepse Shqipëria nuk ka mundësi, jo sepse shqiptarët janë të pazotë. Por, sepse qeveria sot nuk është e shqiptarëve por e oligarkëve dhe bandave që përfaqësohen në parlament.

S & P paraajmëron se do të ulë vlerësimin për Shqipërinë duke pasur parasysh këto tregues dhe faktin se nuk ka më asnjë hapësirë as për stimuj fiskalë, duke qënë se politika e taksave deri më sot ka qënë klienteliste duke penalizuar shumicën e favorizuar pakicën.

Ka vetëm një rrugë për të dalë nga kllapia e rilindjes. Zgjedhje të parakohshme, politika fiskale serioze në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Kontroll i borxhit dhe luftë të pakomrpomistë ndaj PPP-ve dhe Korporatës së Oligarkëve si dhe borxhit të fshehur që ato prodhojnë.

Liria e tregut, është rruga për të çuar përpara ekonominë e gjithsecilit prej nesh dhe Partia Demokratike eshte vendosur per ta bere kete.

 

Etiketa: Ish-deputetja demokrateJorida TabakuKoorporata e Investimeveraporti i “Standard and Poors”

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Basha mesazh ngushëllimi për Pagarushën: Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë!

Basha mesazh ngushëllimi për Pagarushën: Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com