Sylvinho flet për përgatitjet ndaj Polonisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sylvinho flet për përgatitjet ndaj Polonisë –

15:31 | 07/03/2023
në Uncategorized
0

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në një intervistë për gazetarin e Supersport/Digitalb, Sokol Xhihanin, ka treguar se si kanë qenë këto muaj të parë në vendin tonë.

Braziliani ka zbuluar se në skuadrën kuqezi pritet që të ketë fytyra të reja, ndërsa tregon se për të në ekip nuk mund të ketë vetëm një lider, por duhet të jenë disa të tillë.

48-vjeçari zbulon se po punohet intensivisht për ndeshjen me Poloninë, që do të jetë dhe premiera e tij si “timonier” i kuqezinjve.

“Faleminderit për ftesën. Është kënaqësia ime që të flas me ju. Kam dy muaj në Tiranë duke punuar intensivisht. Udhëtime nëpër Europë për të parë nga afër dhe për të folur me lojtarët.

Këtu ushqimi është shumë i mirë dhe jetohet gjithashtu shumë mirë. Njerëzit janë shumë afër nesh. Për ne, të huajt, që vijmë këtu është shumë e rëndësishme se si pritemi dhe shikoj që këtu ka njerëz shumë të mirë dhe të kulturuar. Kështu që jam ndier mirë.’

Njohja me lojtarët: “Si gjithë trajnerët e kombëtareve më duhet të them që nuk luhet shpesh, por na duhet që të presim. Duhet të punosh shumë.

Nga pjesa që duhet të flasësh me lojtarët e deri te videot që duhet të shohësh e më pas duhet pritur data e grumbullimit apo dhe ndeshja për të parë atë që kemi bërë.

Në krahun tjetër puna vazhdon, njihen më mirë lojtarët, shikohen video të kundërshtarëve dhe në fund mund të krijojmë një ide për gjithçka përfshirë këtu dhe çfarë lojtaresh kemi”.

A është gati lista për Poloninë? “Po. Besoj pak a shumë po. Kur punon në një kombëtare nuk është se ke një liste prej 25 apo 26 lojtarësh dhe duhet të punosh me ta. Përkundrazi kemi gati 50 lojtarë të cilët mund të jenë pjesë e kombëtares.

Një skuadër e kemi pak a shumë në mendje por duhet të presim deri ne fund, sepse në futboll ka dhe dëmtime që shpresoj mos të na ndodhin. Por, pak a shumë, i kemi në mendje lojtarët për ndeshjen me Poloninë”.

Përgatitjet në kompleksin e Federatës: “Jam shumë i kënaqur. Kur erdha këtu e gjithë puna ishte vënë përpara, por duhej dhe pak. Presidenti dhe Federata kanë bërë një sforco te madhe që gjithçka të jetë gati për të filluar stërvitjen këtu.

Kam folur edhe me lojtarët dhe ata janë të kënaqur që do të stërviten në Tiranë. Kombëtarja është e të gjithëve dhe sa më afër njerëzve të jemi aq më mirë është.

Në krahun tjetër, më pas puna do të shihet me kalimin e kohës. Duhet të falënderoj të gjithë trajnerët që kanë qenë këtu, pasi me apo pa rezultate kanë dhe një kontribut në rritjen e lojtarëve dhe ne duhet të provojmë tani që të marrim më të mirën”.

Puna për premierën ndaj Polonisë: “Kjo është një tjetër anë shumë e rëndësishme. Ne kemi parë shumë ndeshje dhe kemi shumë gjëra në mendje. Duke qenë se nuk do të kemi një miqësore përpara ndeshjes zyrtare do të kemi 6 ditë kohë për t’u stërvitur.

Në fillim më duhet të flas nga afër me lojtarët, t’i njoh më mirë atë dhe në fund do të bëj një zgjedhje edhe për skemën. Por më duhet të them që unë e kam në mendje pak a shumë por gjithçka do te konkretizohet pasi të nisim stërvitjen me lojtarët.

Krahasimi mes brezave: “Unë kam jetuar me futbollin e 20 viteve më parë. Mendoj që nuk është as mire as keq. Gjenerata e re tashmë ka ndryshuar. Nuk është e njëjta gjë kur flasim për një lider me 20 vite më parë.

Të gjithë kanë në mendje lojtarë të rëndësishëm, për shembull të Shqipërisë apo Brazilit, të Milanit, Interit, Juventusit apo Barcelonës, por mendoj që në ditët e sotme ka ndryshuar gjithçka. Na duhen 3 apo 4 lojtarë me të cilët mund të diskutojmë gjëra të rëndësishme sepse të them të drejtën nuk besoj në një lider sot.

Është gjeneratë tjetër. Mendoj se duhet të ndryshojmë diçka në këtë. Më mirë 3 apo 4 lojtarë kryesorë se sa një.

Opinioni për derbin: “Ndeshje e fortë. E vështirë. Kam parë dhe një ndeshje tjetër të kampionatit. Ka lojtarë që mund të vijnë në kombëtare tani apo edhe më pas. Më kanë pëlqyer disa gjëra kanë parë disa lojtarë por të shohim.

Lojtarë nga Superiorja? “Ndoshta po. Duhet të presim deri në fund. Mbase dhe mund të kemi lojtarë të kampionatit shqiptar në grumbullimin e parë. Do të kemi fytyra te reja. Kemi sigurisht një grup të mirë lojtarësh ku do të bazohemi por do të ketë edhe hyrje të reja.”

Krahasimi me Edy Rejën: “Jemi të ndryshëm si trajnerë. Na bashkon fakti që secili do të bëjë mirë në punën e tij. Çdo trajner ka karakteristikat e veta. Unë kam jetuar me futbollin gjithë jetën. Besoj shumë në atë se çfarë thonë sytë e çdokujt që kam përballë.

Më duhet të flas me lojtarët, me federatën por edhe me shtypin. Unë besoj shumë te ndërtimi i marrëdhënieve. Por, në fund unë jam trajneri dhe më duhet të bëj të gjitha zgjedhjet. Për këtë kemi edhe një staf të mirë.

Më pëlqen shumë të punoj në fushë, të jem afër lojtarëve. Si lojtar kam qenë shumë komunikues, doja të flisja me të gjithë shokët e skuadrës. Tani është ndryshe sepse jam në rolin e trajnerit, gjithsesi karakteristikat mbeten. Më duhet të jem thjesht Sylvinho.

Mësimi i shqipes: “Duhet të mësohem akoma më shumë. Kemi shumë mbledhje, shumë video dhe shumë punë. Gjithsesi më duhet të gjej më shumë kohë të mësoj më shumë shqip, por nuk është e lehtë me besoni.”

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Olta dhe Kiara nuk ja përtojnë njëra-tjetrës –

Olta dhe Kiara nuk ja përtojnë njëra-tjetrës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U arrestua për korrupsion, KPA lë në fuqi vendimin për prokurorin Xhevahir Lita –

11:18 | 17/12/2025
83 të arrestuar nga Interpol, mes tyre trafikantë droge nga Shqipëria

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari shqiptar (Emri) –

11:12 | 17/12/2025
Vrau kolegun brenda komisariatit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin –

10:42 | 17/12/2025
SPAK në gjurmët e parave të Ballukut! Si u rrit “4 A-M” nga hiçi në “peshkaqen” të tenderëve të ARRSH, KESH dhe OSHEE –

10:24 | 17/12/2025
Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje për Buxhetin 2026 –

10:00 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • U arrestua për korrupsion, KPA lë në fuqi vendimin për prokurorin Xhevahir Lita –
  • Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari shqiptar (Emri) –
  • Vrau kolegun brenda komisariatit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin –
  • SPAK në gjurmët e parave të Ballukut! Si u rrit “4 A-M” nga hiçi në “peshkaqen” të tenderëve të ARRSH, KESH dhe OSHEE –
  • Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje për Buxhetin 2026 –
  • Sekuestrohen 248 kilogramë kokainë në portin Gioia Tauro në Itali, droga kapte vlerën e 40 milion euro –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U arrestua për korrupsion, KPA lë në fuqi vendimin për prokurorin Xhevahir Lita –
  • Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari shqiptar (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com