Superiore, spikatin derbi Partizani-Tirana dhe Vllaznia-Egnatia – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Superiore, spikatin derbi Partizani-Tirana dhe Vllaznia-Egnatia –

10:30 | 13/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Java e 24-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën. Sfida e parë e kësaj jave do të jetë Teuta-Kukësi, në orën 16:00. Në “Niko Dovana” të zotët e shtëpisë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë. Në anën tjetër, Kukësi ndodhet në një situatë jo të mirë, teksa ka regjistruar pesë humbje radhazi dhe synimi i vetëm mbetet rikthimi te rezultatet pozitive.

Të premten në orën 19:00, kryeqyteti mban frymën pasi do të zhvillohet derbi Partizani-Tirana. Në “Air Albania” do të luhet një nga duelet më të zjarrta dhe emocionuese. Të kuqtë vijnë në këtë sfidë nga një moment jo shumë i mirë. Edhe në takimin e fundit në kampionat u mposhtën nga Dinamo City, megjithatë derbi është derbi dhe synimi i vetëm mbetet fitorja.

Në anën tjetër, Tirana barazoi në ndeshjen e fundit ndaj Erzenit që u zhvillua në “Air Albania” dhe po në këtë stadium bardheblutë do të synojnë të rikthehen te fitorja, për të regjistruar edhe triumfin e parë të këtij sezoni në derbin e kryeqytetit. Diferenca mes dy ekipeve është vetëm tri pikë dhe në rast triumfi të Tiranës, bardheblutë do të barazonin me pikë të kuqtë që mbajnë vendin e dytë në renditje.

Tre takimet e tjera të javës do të luhen të shtunën. Në orën 13:30 do të zhvillohen dy sfidat e para të ditës. Një ndeshje shumë e luftuar do të jetë ajo mes Laçit dhe Dinamo City, pasi të dyja skuadrat vijnë nga një moment i mirë në kampionat. Laçi nuk njeh humbje në tetë takimet e fundit dhe pas tre barazimeve radhazi do të synojë të rikthehet te fitorja. Në anën tjetër, skuadra e Dinamo City numëron tre fitore radhazi dhe në stadiumin e Laçit do të kërkojë triumfin e radhës.

Në të njëjtën orë do të luhet edhe Erzeni-Skënderbeu. Shijakasit pas tre humbjeve radhazi morën një barazim me tepër vlerë në “Air Albania” ndaj Tiranës dhe tani synojnë të rikthehen te fitorja ndaj Skënderbeut. Ndërsa korçarët mundën në shtëpi Kukësin dhe do të kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitve.

Java e 24-të do të mbyllet me takimin Vllaznia-Egnatia, një ndeshje që premton spektakël. Të dyja skuadrat po zhvillojnë një sezon shumë të mirë dhe në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet vetëm për fitore.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet MCN TV dhe MCN 24.

Read more

Barcelona lufton për përmbysje ndaj Atleticos, Liverpool kërkon mrekullinë përballë kampionëve në fuqi –

Zjarri përfshin një apartament në qendër të Elbasanit, banorët në panik –

Gjendet i pajetë në rrugë 55-vjeçari, trupi dërgohet për autopsi (Emri) –

Të Lidhura

nga 27
08:46 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme rikthehet magjia e kompeticionit UEFA Champions League. Do të luhen dy nga katër ndeshjet çerekfinale, teksa spektakli...

Zjarri përfshin një apartament në qendër të Elbasanit, banorët në panik –

Zjarri përfshin një apartament në qendër të Elbasanit, banorët në panik –

nga 27
08:44 | 14/04/2026
0

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar panik te banorët...

08:40 | 14/04/2026
0

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar panik te banorët...

Gjendet i pajetë në rrugë 55-vjeçari, trupi dërgohet për autopsi (Emri) –

Gjendet i pajetë në rrugë 55-vjeçari, trupi dërgohet për autopsi (Emri) –

nga 27
08:12 | 14/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë, ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e fshatit Savër në Lushnjë. Trupi i pajetë i një...

Para
Mijëra Euro dhe kokainë në makinë, arrestohet 43 vjeçari në Tiranë –

Mijëra Euro dhe kokainë në makinë, arrestohet 43 vjeçari në Tiranë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Barcelona lufton për përmbysje ndaj Atleticos, Liverpool kërkon mrekullinë përballë kampionëve në fuqi –

Barcelona lufton për përmbysje ndaj Atleticos, Liverpool kërkon mrekullinë përballë kampionëve në fuqi –

08:46 | 14/04/2026
Zjarri përfshin një apartament në qendër të Elbasanit, banorët në panik –

Zjarri përfshin një apartament në qendër të Elbasanit, banorët në panik –

08:44 | 14/04/2026
Zjarri përfshin një apartament në qendër të Elbasanit, banorët në panik –

Zjarri përfshin një apartament në qendër të Elbasanit, banorët në panik –

08:40 | 14/04/2026
Gjendet i pajetë në rrugë 55-vjeçari, trupi dërgohet për autopsi (Emri) –

Gjendet i pajetë në rrugë 55-vjeçari, trupi dërgohet për autopsi (Emri) –

08:12 | 14/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:08 | 14/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Barcelona lufton për përmbysje ndaj Atleticos, Liverpool kërkon mrekullinë përballë kampionëve në fuqi –
  • Zjarri përfshin një apartament në qendër të Elbasanit, banorët në panik –

  • Gjendet i pajetë në rrugë 55-vjeçari, trupi dërgohet për autopsi (Emri) –
  • Këmbimi valutor 14 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Nuk ndalet rritja e qirave, në disa zona çmimet për vitin 2026 shtrenjtohen deri në 25% –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Barcelona lufton për përmbysje ndaj Atleticos, Liverpool kërkon mrekullinë përballë kampionëve në fuqi –
  • Zjarri përfshin një apartament në qendër të Elbasanit, banorët në panik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com