Përbërësit për 4 persona:
2 kunguj
2 kastravecë
500gr kos i bardhë i trashë
2/3 degë koriandër e freskët ose kopër e freskët
2/3 degë mente e freskët
pak spec i kuq pluhur
4 lugë gjelle vaj ulliri
kripë, piper
Përgatitja:
1. Kungujt, të larë dhe të ndarë në copa të mëdha, i vëmë të ziejnë në tenxhere me ujë të kripur për 5 minuta nga momenti kur merr valë uji. Më pas e kullojmë kungullin dhe e lëmë të ftohet.
2. Qërojmë kastravecin dhe e ndajmë në copa të vogla.
3. Në mikser punojmë: copat e kastravecit, kosin, vajin e ullirit gjethet e mentes dhe koriandrës. Shtojmë kungullin që tashmë është ftohur, një majë thike spec të kuq pluhur, pak kripë e piper. Supa është gati. E shërbejmë menjëherë.