Që prej paradites së sotme fshati Bularat i Gjirokastrës u ‘blindua’ nga policia, pasi kjo e fundit u vu në ndjekje të një 35-vjeçari grek që hapi zjarr ndaj mjetit të bluve. Pas disa orë kërkimesh, Kostandinos Kaçifa është arrestuar.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Kostandinos Kaçifa pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të tyre.
Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së DVP Gjirokastër shkuan forcat speciale Renea, të cilat kanë bërë te mundur lokalizimin e dhe me pas arrestimin e autorit.