Kryeministrja Britanike Theresa May ka sqaruar popullin britanik se kishte dhënë urdhër që Forcat Britanike të sulmonin Sirinë, për t’i dhënë fund përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Bashar Al Asad.
“Këtë mbrëmje urdhërova forcat e armatosura britanike për të ndërmarrë një aksion të përbashkët kundër caqeve të armëve kimike të regjimit sirian. Ne jemi bashkë në këtë luftë me aleatët tonë amerikan dhe francez. Në Douma, të shtunën e kaluar me armë kimike u vranë 75 njerëz, përfshirë fëmijë në një horror të paparë. Në fakt ky sulm nuk duhet ta befasojë askënd”, tha May.