Sulmi në spitalin e Gazës, Rama: Tronditëse! Nuk ka justifikim… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi në spitalin e Gazës, Rama: Tronditëse! Nuk ka justifikim…

10:40 | 18/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit në një spital në Gaza, ku qindra njerëz u masakruan dhe humbën jetën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Rama ndër të tjera kërkon hetim të fakteve për nxjerrjen e autorëve të kësaj vrasjeje masive dhe dënimin pa asnjë ekuivok të tyre.

Sipas tij një gjë e tillë është detyrim i pashmangshëm i botës demokratike ndaj mbarë njerëzimit.

Read more

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë –

Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet se autori kishte konflikte me pronarin (Emri) –

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 22 Maj 2026 –

Reagimi

Është thellësisht tronditëse të shohësh pamjet e goditjes me bombë të spitalit Al-Ahli në Gaza, ku qindra e qindra njerëz u masakruan e humbën jetën.

Sipas ligjeve ndërkombëtare po edhe zakoneve të luftës, të sëmurët e të plagosurit, spitalet, personeli mjekësor dhe objektet e lëvizshme të kujdesit mjekësor nuk preken.

Nuk ka asnjë justifikim, në asnjë rrethanë, për goditjen e infrastrukturës spitalore, civilëve dhe ekipeve mjekësore.

Deklarata e kryeministrit Netaniahu se kjo masakër u krye nga vetë Hamasi është drithëruese, por nuk mjafton për ta ndarë të vërtetën nga pretendimet e palëve ndërluftuese. Prandaj të gjitha faktet e mundshme duhet të mblidhen dhe të provohet autorësia e kësaj goditjeje të tmerrshme në themelet e vetë njerëzimit.

Hamasi është një kancer në trupin e njerëzimit, por kjo nuk mjafton as për t’i mbyllur sytë përballë pamjeve rrënqethëse të gërmadha të spitalit të bombarduar dhe as për t’u mjaftuar me deklaratën shumë tronditëse të kryeministrit të Izraelit.

Në këtë luftë Shqipëria dhe e gjithë bota demokratike është e përcaktuar në anën e Izraelit të goditur barbarisht nga mizoria e terroristëve të Hamasit! Por bota demokratike duhet të jetë po ashtu garante e të vërtetës për qindra e qindra viktimat e spitalit të bombarduar në Gaza. Prandaj hetimi i fakteve për nxjerrjen e autorëve të kësaj vrasjeje masive dhe dënimi pa asnjë ekuivok i tyre është përgjegjësi e padiskutueshme e detyrim i pashmangshëm i botës demokratike ndaj mbarë njerëzimit.

The post Sulmi në spitalin e Gazës, Rama: Tronditëse! Nuk ka justifikim… appeared first on 27.

Të Lidhura

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë –

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë –

nga 27
07:59 | 22/05/2026
0

Reduktimi i popullsisë së Shqipërisë ishte jo i zakontë për një vend që nuk është në luftë. Të dhënat e...

Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet se autori kishte konflikte me pronarin (Emri) –

Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet se autori kishte konflikte me pronarin (Emri) –

nga 27
07:42 | 22/05/2026
0

Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës brenda një kantieri në pronësi të Blerti Mehillajt. Mësohet se, dyshimet e...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Maj 2026 –

nga 27
07:30 | 22/05/2026
0

Dashi Dëgjojini këshillat e Saturnit sot ju qe jeni ne një lidhje. Te jesh me statusin tuaj është fat, prandaj...

Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 22 Maj 2026 –

nga 27
07:28 | 22/05/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira...

Para
Gjendet pa jetë një 60-vjeçar pranë kufirit në Korçë, dyshimet e para –

Gjendet pa jetë një 60-vjeçar pranë kufirit në Korçë, dyshimet e para -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë –

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë –

07:59 | 22/05/2026
Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet se autori kishte konflikte me pronarin (Emri) –

Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet se autori kishte konflikte me pronarin (Emri) –

07:42 | 22/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Maj 2026 –

07:30 | 22/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 22 Maj 2026 –

07:28 | 22/05/2026
Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së –

Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së –

23:30 | 21/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë –
  • Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet se autori kishte konflikte me pronarin (Emri) –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 22 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 22 Maj 2026 –
  • Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së –
  • Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë –
  • Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet se autori kishte konflikte me pronarin (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com