Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha sot në një dalje për mediat se një nga aleatët e tyre për të rikthyer situatën në normalitet pas sulmit në e-albania ishte dhe FBI dhe Microsoft. Balluku theksoi se nuk pati asnjë humbje të dhënash gjatë sulmit.
‘Ky është komunikimi parë pas agresionit masiv. Sot jam me drejtoreshën e AKSHIT dhe me përfaqësues të Microsoft-it. Ky agresion është një luftë e mirëfilltë
Do monitorojmë situatën. Sistemet po rikuperohen dhe po kthehen në normalitet. Vigjilenca jonë është maksimale.
Dje, ka patur një takim tjetër të komitetit për mbrojtjen kibernetike. U lanë detyra për të gjithë aktorët e fushës dhe janë marrë vendime për bashkëpunime me Microsoft por edhe FBI që na dha mbështetjen që ditën e parë apo dhe shërbime të tjera inteligjente’-tha Balluku.