Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për sulmin kibernetik me origjinë nga Irani. Alibeaj shkruan se Qeveria duhet të rrisë masat e sigurisë për të shmangur rrjedhjen e të dhënave nga e-Albania.
“Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së dënoj ashpër sulmin kibernetik të Iranit ndaj Republikës së Shqipërisë. Me këtë rast i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të rrisë masat e sigurisë për të shmangur ngjarje si ajo e rrjedhjes së të dhënave nga E-albania, duke e nxitur të bëjë investime serioze për sigurinë kibernetike. Lidhur me zhvillimet e fundit, gjej rastin të falenderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-të për asistencën teknike dhe mbështetjen gjeostrategjike për Shqipërinë në identifikimin dhe në përballjen me sulmin kibernetik të orkestruar nga Irani” – shkruan Alibeaj.