Ka nisur tragjikisht Viti i Ri për besimtarët e fesë së krishterë në Nigeri.
Si pasojë e një sulmi me armë në një kishë të Nigerisë 14 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa 12 janë plagosur.
Sulmi me armë ndodhi në 00:30 të ditës së hënë në dy vendndodhje të ndryshme gjatë meshës së mesnatës.
“14 persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 12 të tjerë kanë marrë plagë të rënda dhe janë duke marrë ndihmën e nevojshme në spital”, shkruajnë mediat lokale.