Studimi i ri/ Ja pse koronavirusi nuk godet dy herë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi i ri/ Ja pse koronavirusi nuk godet dy herë

14:50 | 01/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Te të shëruarit mbeten antitrupat- koronavirusi nuk mund të kthehet. Ja çfarë zbulon studimi i ri për virusin e makthit

Nga Alessandro Ferro, Il Giornale

Ndoshta kemi përgjigjen përfundimtare, po aq e rëndësishme sa vaksina: ata që sëmuren nga Covid-19 nuk mund të preken sërish, antitrupat i mbrojnë nga rikthim i virusit.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

“Nature” i beson

Nëse e thotë “Nature”, një nga revistat shkencore më prestigjioze në botë, duhet ta besojmë, ose të paktën të shpresojmë që kanë të drejtë. Në fakt, kohët e fundit komuniteti shkencor kishte shprehur qëndrime të ndryshme mbi rrezikun e përsëritjes së sëmundjes.

Studimi, i aprovuar nga komisioni i etikës i Universitetit Mjekësor Kinez Chongqing, konfirmon se pacientët e rikuperuar nga Covid-19 prodhojnë antitrupa ndaj virusit edhe pse në sasi të ndryshme.

Studiuesit kinezë kanë analizuar 285 pacientë të prekur nga virusi: brenda 19 ditësh nga simptomat e para të sëmundjes, 100 përqind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për imunoglobulinën antivirale G.

Ky rezultat e bën të besueshme, madje të rëndësishme, analizën serologjike, e cila nëse provohet përfundimisht se antitrupat e krijuar nga trupi ynë janë mbrojtës, sëmundja nuk mund të ndodhë më.

Drejt imunitetit të tufës?

Meqë jemi te antitrupat, shumë sëmundje mund të merren vetëm një herë në jetë, sepse organizmi prodhon një tipologji të aftë që të na mbrojë gjatë jetës; për sëmundje të tjera megjithatë mund të ketë një “rikthim” në rastet kur antitrupat nuk janë afatgjatë, siç ndodh me hepatitin C, kur pacientët e shëruar prodhojnë shumë antitrupa kundër virusit, por nuk ofrojnë mbrojtje kundër një ri-infeksioni, shpjegon virologu Roberto Burioni.

Koha e vaksinës është zvogëluar

Në një lajm tjetër të mirë, koha për të pasur vaksinën e parë është shkurtuar ndjeshëm, ajo mund të jetë gati në shtator. Nëse ndodh kjo, merita do të ndahej në mënyrë të barabartë mes kompanisë sonë italiane, Advent-Irbm, e cila po zhvillon imunizuesin në bashkëpunim me shkencëtarët e Institutit Jenner të Universitetit të Oksfordit, i njohur nga New York Times si ekipi më i përparuar kërkimor.

Hapi para u konfirmua nga Matteo Liguori, menaxher i kompanisë romane. “Deri në fund të muajit maj do të testohen gjashtë mijë vullnetarë, ata do rekrutohen gradualisht dhe do të marrin vaksinën”.

Kompania me qendër në Pomezia njoftoi se kishte kaluar direkt në fazën e testimeve klinike te njerëzit, bazuar në rezultatet laboratorike, duke e konsideruar vaksinën si mjaftueshëm jo-toksike dhe efektive.

Vaksina do të shfrytëzonte potencialin e një virusi të aftë për të transportuar menjëherë antigjenet Sars-Cov-2, të afta për të stimuluar reagimin imunitar në trup: në rast të një kontakti me Covid, sistemi imunitar do të aktivizohej menjëherë.

 

/www.ilgiornale.it/

Etiketa: antitrupatKoha e vaksinësKoronavirusi

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Pushimet në Shqipëri, mediat italiane propozojnë plazhet ku të shkojnë turistët

Klosi tregon si do vendosen shezllonet e plazheve: Në 10 metra katrorë do të ketë vetëm 4 veta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com