Studenti shqiptar, Mario Trupja diplomohet në Akademinë e Marinës Amerikane (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studenti shqiptar, Mario Trupja diplomohet në Akademinë e Marinës Amerikane (film)

16:05 | 29/05/2019
në Kryesore
0

Akademia e Marinës Amerikane është ndër institucionet më prestigjoze që përgatit kuadro-elitë të ushtrisë amerikane. Mario Trupja, është studenti i dytë shqiptar që diplomohet nga kjo akademi dhe që do të shërbejë me forcat detare shqiptare në kuadër të një programi që mundëson aftësimin e një brezi të ri ushtarakësh në vendet antare të Natos.

Ceremonia e diplomimit në Akademinë e Marinës Amerikane është një eveniment jo si shumë të tjerë, në këtë sezon të përfundimit të studimeve për shumë studentë amerikanë dhe ndërkombëtarë.

Mario Trupja, nga Shqipëria, është ushtaraku i dytë i diplomuar në këtë shkollë prestigjioze. Ai ecën krenar mes 1052 studentëve që përfunduan studimet këtë vit në këtë akademi, pas një pune të mundimshme katër vjeçare.

Read more

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

“Ka qenë e vështirë. Ka patur etapat e veta. Shoku i parë kulturor, ushqimi, shoqëria, gjuha, duhet të mësoheshe në fillim me mënyrën e jetesës. Plus që akademia kishte traditat e veta që duhet të mësohesha, trajtimi, orari shumë i ngjeshur…. Normalisht tani është një moment shumë i veçantë, është momenti kulminant i gjithë asaj pune”- thotë Mario.

Shkollimi në Akademinë e Marinës Amerikane ndërthur një stërvitje të fortë fizike dhe punë akademike rigoroze në një degë si ajo e inxhinierisë dhe arkitekturës detare ku u diplomua, Mario.

“Me stërvitjen mësohesh, sepse vetë ambjenti të kalit. Por pjesa akademike gjithmonë të ofron një sfidë më shumë. Dega ime ishte arkitekturë dhe inxhinieri navale, që ka të bëjë me dizenjimin e anijeve, mjeteve lundruese dhe paçka që më pëlqen shumë ajo që bëja, prapë është e vështirë, kështu që ajo besoj ka qënë sfida më e madhe”, thotë Mario.

Megjithëse vetëm më pak se një përqind e studentëve që pranohen në këtë akademi janë ndërkombëtarë, Mario thotë se nuk është ndjerë asnjëherë i huaj dhe ka krijuar këtu shoqëri të çmuara.

“Në momentin që vjen ditën e parë, … të gjithë marrin të njëjtën prerje flokësh – zero, kështu që të gjithë bëhen bashkë – një – dhe nuk ka dallime dhe ajo është pjesa më e veçantë besoj, që të kesh aq shumë shoqëri të mirë… Shoqëria është një nga gjërat më të bukura që kam marrë nga ky vend” – thotë Mario.

Shqipëria po jep kontributin e saj modest në forcat e Natos dhe diplomimi i studentëve si Mario në akademitë ushtarake amerikane do të luajë një rol të rëndësishëm në transformimin dhe zhvillimin e forcave të armatosura shqiptare drejt standarteve të Natos, veçanërisht në operacionet paqeruajtëse.

“Ky është një investim i madh për Shqipërinë, që dërgon një student të ri qysh në moshë të re për t’u kthyer pas katër vjetësh dhe për të shërbyer në forcat e armatosura. Ne shpresojmë që të ketë një të ardhme në forcat e armatosura për Marion dhe ndërsa përparon jo vetëm në ushtri ose në qeverinë shqiptare, ai e di se ka miq këtu në Shtetet e Bashkuara”, – thotë Tim Disher drejtor i programit ndërkombëtar në Akademinë e Marinës.

Dhe Mario është gati të kthehet në vendin e tij për të zbatuar njohuritë e marra këtu, në flotën detare shqiptare dhe të kontribuojë aty për të paktën një periudhë gjashtë vjeçare.

“Jam shumë i lumtur që do të kthehem sepse ky vend, kjo akademi na ka mësuar që të kemi një sens detyre, detyre që jo vetëm të marrim nga vendi që jetojmë, por edhe të japim. Të japim atë që dimë, atë që njohim. Edhe unë prandaj dua të kontribuoj, paçka duket si diçka idealiste kur e thua në fillim, si çdo i ri me entuziazëm që do të shkojë, të kthehet, të japë kontributin e vet dhe si gjithmonë situatat nuk janë gjithmonë perfekte, kushtet nuk janë gjithmonë ideale, por optimizmi duhet të jetë gjithmonë atje. Përsa kohë të ketë optimizëm përsa kohë të ketë dëshirë, sakrifica do të jetë patjetër. E kupton kur vjen këtej, pa sakrificë, pa punë nuk arrihet asgjë” – thotë Mario.

Prindërit e Marios dhe motra e tij kanë ardhur për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të tij.

“Gëzimi shprehet edhe me lot! Në çdo vend ku kam shkelur më kanë thënë fjalët më të mira dhe çdo prind do të ndjehej krenar. Është e pamundur të mos reflektosh me emocione sido që të jetë”, thotë Raimonda, e ëma.

Kur shikon tërë këtë kontigjent shtetasish amerikanë, që studiojnë në këtë akademi dhe kokra të veçanta si puna e Marios sigurisht që ke një ndjesi të veçantë, aq më tepër që është një degë, duke krahasuar flotën me degët e tjera të ushtrisë, ka specifikat e veta dhe sigurisht që një student i diplomuar këtu ngjan si një lule në mesin e asaj Shqipërie të vogël ose të asaj flote që ne kemi atje.

Brezi i këtyre studentëve të diplomuar këtë vit nga kjo akademi prestigjoze, që do të shërbejnë në postet ushtarake amerikane në të gjithë botën, ishte ndër brezat me rezultate më të mira që ka shënuar kjo akademi në historinë e saj disa qindra vjeçare.

Hedhja e kapeleve është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë për këta oficerë ushtarakë, që do të jenë në gadishmëri kundër çdo agresioni, duke mundësuar paqen në botë.

/VoA/

Etiketa: Akademia e Marinës Amerikanediplomimforcat detare shqiptaremario trupja

Të Lidhura

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

nga 27
20:21 | 16/03/2026
0

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar sërish lidhur me situatën e luftës në Iran dhe...

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

nga 27
20:09 | 16/03/2026
0

Shqipëria humbet Rey Manaj për ndeshjen e 26 marsit me Poloninë, takim ky i vlefshëm për Play off të Botërorit....

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

nga 27
19:55 | 16/03/2026
0

Eco Tirana, kompania që ofron shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet, ka përjetuar një tjetër riorganizim të rëndësishëm, që...

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

nga 27
18:53 | 16/03/2026
0

Ka nisur Foltorja, përpara Kryeministrisë. Edhe këtë të hënë kreu i PD Sali Berisha, ka mbajtur protestën e radhës, ku...

Para
Arba Kokalari: Sfida të mëdha më presin. Ja cila do jetë ngjarja dominuese për BE-në në 2020

Arba Kokalari: Sfida të mëdha më presin. Ja cila do jetë ngjarja dominuese për BE-në në 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

20:21 | 16/03/2026
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

20:09 | 16/03/2026
Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –
  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com