Ndërsa studentët i lanë sot afat deri në orën 16:00 që të mbledhë në seancë Kuvendin, Edi Rama iu përgjigjet sërish në Instastory studentëve, përmes togfjalëshit: Dialog!
Studentët i kërkuan Ramës dhe Ruçit që të mbledhin Kuvendin dhe të votojnë kërkesat e tyre, në të kundërt ditën e nesërme protesta e tyre do të shndërrohet në kombëtare, dhe do të jetë e hapur për çdo qytetar që do të dojë të bashkohet.