Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë zgjedhur ta vendosin përmes votimit nëse do të vijojnë bojkotin apo jo. Ata kanë mbyllur fakultetin dhe kanë kryer votimin nga i cili ka rezultuar se shumica duan të vijojnë bojkotin.
Përkatësisht 2/3 e studentëve. 67 % e të anketuarve, nga degë dhe cikle të ndryshme të studimit kanë votuar për bojkotimin e mësimit. Rreth 31% kanë votuar për nisjen e mësimit, ndërsa 2% kanë qenë të lëkundur midis bojkotit dhe nisjes së mësimit.