Nga Marin Mema
Ne duhet t’i mbështesim e t’i përkrahim të arrijnë më të mirën, t’u krijojmë kushtet për të ndërtuar të ardhmen e jo t’i largojmë prej saj!! Studentët kanë nevojë për oksigjen, krenari, drejtësi, mundësi, sepse ata janë Shqipëria e nesërme, vlera e shpirti i saj! Mbajini larg shushunjat, ngjyrat, maskarenjtë, politikanët e servilët e tyre, të përlyerit që do kërkojnë të futen në turmë, ata që shiten si shoqëri civile , por që kanë synime të tjera, shkelmojini e detyrojini të ikin, e mos i lejoni të afrohen e të politizojnë këtë protestë sepse forca juaj është e pandalshme nëse ka ngjyrat e Shqipërisë e të askujt tjetër !!