Deri në vitin 2020 Shqipëria duhet e investojë 43.3 milionë euro në qendrat e transportit të kombinuar.
Në strategjinë për transportet të hartuar nga autoritetet shqiptare dhe Bashkimi Europian thuhet se plot 41 milionë euro duhet të shkojnë në ngritjen e qendrave logjistike intermodale, të cilat mundësojnë lidhjen e disa lloj shërbimesh, si për shembull lidhjen e transportit rrugor të mallrave me atë hekurudhor dhe detar.
Janë të paktën dy qendra të tilla që sugjerohen të ngrihen, njëra në Elbasan dhe tjetra në Milot dhe vlera e investimit është e barabartë për të dyja, 20.5 milionë euro për secilën.
Në këto qendra do të vendosen impjante të posaçme për ngarkim shkarkimin e mallrave dhe do të bëhej lidhja me të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke kaluar nga njëri trasnport tek tjetri.
Në strategjinë e transportit thuhet se 1.5 milion euro nevojiten për lidhjen e portit të Durrësit me hekurudhën. Qeverisë i duhet të sigurojë fondet për këto projekte.
Sipas dokumentit që është në dorë të autoriteteve, transporti logjistik intermodal do të shkurtonte kohën e lëvizjes dhe përpunimit të mallrave.
/ Top Channel