“Strasburgu”, hapen aplikimet, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Strasburgu”, hapen aplikimet, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

18:00 | 26/02/2018
në Shqiperi
0

Pas refuzimit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, të kandidaturave të propozuara nga qeveria shqiptare për pozicionin e gjykatësit në Strasburg, hapet sërish gara.

Për të katërtën herë në dy vite, me kërkesë të Këshillit të Europës, qeveria shqiptare shpalli thirrjen publike për aplikim për pozicionin e ngelur vakant prej disa kohësh.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, përmes një shkresë dërguar disa institucioneve, si: Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Përgjithshme apo Shkolla e Magjistratës, kërkon prej tyre publikimin e njoftimit, me qëllim informimin e sa më shumë personave që kanë interes për të aplikuar.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Por cilat janë kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për pozicionin e gjykatësit në Strasburg?

Në dokumentin zyrtar thuhet se: Kandidati duhet të ketë të paktën 15 vjet përvojë punë si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, nëpunës i nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut. Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë praktike në sistemin e drejtësisë.

Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike, gjatë dhjetë viteve të fundit përpara kandidimit.

Gjithashtu të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-sigurimit të shtetit, para 2 korrikut 1991. Të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i Shërbimeve të Inteligjencës.

Në thirrjen për aplikim janë listuar të gjithë dokumentet që duhet të dorëzojë secili kandidat.

Ajo që bie në sy, është fakti që Këshilli i Ministrave thekson se kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të Vetingut.

“Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptare në trupat ndërkombëtar gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Strasbhurg, do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar”.

Aplikimet do të pranohen deri më datë 20 mars. Në përfundim të procesit, qeveria përzgjedh tri kandidatë, të cilët kalojnë për votim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Përgjatë dy viteve të fundit, Asambleja Parlamentare ka rrëzuar tri lista me kandidatët e propozuar nga qeveria shqiptare.

Herën e parë, kandidatët Sokol Berberi, Genti Ibrahimi dhe Ina Rama, ndonëse udhëtuan drejt Parisit, u shpërfillën nga përfaqësuesit e Asamblesë, duke mos u intervistuar, pasi u konsideruan si të papranueshëm.

http://www.balkanweb.com

Etiketa: Strasburgu

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Studentët e Mjekësisë protestë para Fakultetit: Zgjedhjet e Këshillit po manipulohen

Studentët e Mjekësisë protestë para Fakultetit: Zgjedhjet e Këshillit po manipulohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush e vrau çiftin Mujeci në Lezhë? Atentati ndaj çiftit në Balldre, identifikohen 3 autorët dhe policia zbardh ngjarjen –

Kush e vrau çiftin Mujeci në Lezhë? Atentati ndaj çiftit në Balldre, identifikohen 3 autorët dhe policia zbardh ngjarjen –

11:56 | 27/04/2026
Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit –

Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit –

11:50 | 27/04/2026
Nis gjyqi në themel, ish presidenti Meta hyn në sallë dhe bën shqiponjën me duar: Shqipëria, e shqiptarëve –

Nis gjyqi në themel, ish presidenti Meta hyn në sallë dhe bën shqiponjën me duar: Shqipëria, e shqiptarëve –

11:18 | 27/04/2026
Paraqitjet e Legjionarëve/ Uzuni shkëlqen në MLS, Hoxha shpallet kampion me Dinamo Zagreb –

Paraqitjet e Legjionarëve/ Uzuni shkëlqen në MLS, Hoxha shpallet kampion me Dinamo Zagreb –

11:08 | 27/04/2026
Kemi 18 çështje të reja dhe 6 procedime për zyrtarë të lartë, janë bllokuar mbi 24 mln euro –

Kemi 18 çështje të reja dhe 6 procedime për zyrtarë të lartë, janë bllokuar mbi 24 mln euro –

10:54 | 27/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kush e vrau çiftin Mujeci në Lezhë? Atentati ndaj çiftit në Balldre, identifikohen 3 autorët dhe policia zbardh ngjarjen –
  • Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit –
  • Nis gjyqi në themel, ish presidenti Meta hyn në sallë dhe bën shqiponjën me duar: Shqipëria, e shqiptarëve –
  • Paraqitjet e Legjionarëve/ Uzuni shkëlqen në MLS, Hoxha shpallet kampion me Dinamo Zagreb –
  • Kemi 18 çështje të reja dhe 6 procedime për zyrtarë të lartë, janë bllokuar mbi 24 mln euro –
  • Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kush e vrau çiftin Mujeci në Lezhë? Atentati ndaj çiftit në Balldre, identifikohen 3 autorët dhe policia zbardh ngjarjen –
  • Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com