Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënon dhunën në Kuvendin e Maqedonisë.
Në një reagim në profilin e tij në Twitter, Stoltenberg u bëri thirrje të gjithë partive të respektojnë procesin demokratik dhe të angazhohen për dialog.
“Jam i shokuar nga dhuna në Parlamentin e Shkupit. Të gjitha partitë duhet ta respektojnë procesin demokratik dhe të angazhohen për dialog, e jo dhunë”– shkruan Stoltenberg.