Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24 komentoi protestën e opozitës e zhvilluar këtë të shtunë përpara Kryeministrisë, kundër qeverisë Rama.
“Vërtet mund të mbyllësh veshin edhe sytë, por në një moment nuk mbahet më sepse është padrejtësi ajo që ka ndodhur. Është një gjë e rëndë, korruptohet një i FBI, edhe brenda partisë duhet të ketë disa që dalin kundra. Këtu nuk ka fare”, tha Lubonja.
Gjithashtu Lubonja u shpreh se kreu i PD-së, Sali Berisha në këtë tubim, shënjoi institucionet problematike.
Duket sikur kryeministri është arratisur në botën tjetër, por nuk është ashtu. Se është pak a shumë si sfidë. Ai nuk është i shqetësuar sepse atë që ka bërë me McGonigal e ka bërë që prej 20 vitesh. Ka blerë çfarë ka mundur, intelektualë,. Ky është stili i tij i qeverisjes. Ai punon për të korruptuar që të bëjë punë të këqija. Ai i di që i ka bërë dhe ka ngritur këtë mekanizmin që mendon se e mbron. Shqiptarët ende nuk kanë fituar sovranitetin. Po të kishte opozitë, protesta duhet të ishte tek ambasada amerikane. Besoj që e di të keqen që ka bërë dhe se po zbulohen pak nga pak”, u shpreh analisti.
Teksa u ndal tek seancat plenare në Parlament dhe debatet që kanë shoqëruar këto mbledhje, tha se tashmë Kuvendi është në dorë të kryeministrit Edi Rama dhe se sipas tij vendimet i vetë kreu i qeverisë se bashku me oligarkët dhe krimin e organizuar.
“A bëhen punë me një regjim si ky, kur është kapur gjithçka!? Në vend që ndërkombëtarët ta trajtonin në mënyrë të paanshme situatën, ndodhi e kundërta. I thanë Ramës, vazhdo ti se je çun i mirë, dhe kur humbet këtë arbitër është keq për një vend si Shqipëria. Tani vendimet i merr Rama me oligarkët dhe krimin e organizuar. Vendimet nuk i merr Parlamenti, por ky me një grusht njerëzish duke korruptuar”, tha më tej Lubonja.