Starton Champions League, sa shumë armiq për… Realin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Starton Champions League, sa shumë armiq për… Realin

18:33 | 18/09/2018
në Sport
0

Liga e Kampionëve ndihet komode në “Santiago Bernabeu”. Tri herët e fundit që ka nisur të shëtisë nëpër Europë është rikthyer shumë shpejt në Madrid. Nga Milano, Kardifi dhe Kiev, u ul sërish në vitrinat e Realit të Madridit. Kupa veshgjatë u fitua 3 herë radhazi nga madrilenët, të cilët thyen një rekord në këtë kompeticion dhe tani në palmaresin e tyre kanë 13 të tilla.

Ato shkëlqejnë, por nuk është aq shkëlqyese situata jashtë palmaresit. Vera në Madrid ishte me lamtumira, ku Zidan dhe Ronaldo vendosën të largoheshin. Tani skuadrën e drejton Hulen Lopetegui, i cili ka sfidën e madhe për të ruajtur nderin europian të skuadrës. Fakti që finalja luhet në “Vanda Metropolitano” të Madridit e josh Realin të jetë sërish, por rrugëtimi këtë herë nuk është aq i lehtë. Rivalët janë shtuar, armiqtë që duan ta rrëzojnë nga froni janë bërë më të egër.

Real Madrid- Por le ta nisim pikërisht analizën nga Reali i Madridit dhe strategjinë që ka trajneri Lopetegui për të vazhduar rrugëtimin pozitiv. Sigurisht që ata janë një nga ekipet favorite, por këtë herë mungon Ronaldo. Në fakt, trajneri do të ketë si bazë skuadrën që ka fituar kaq shumë, edhe pse ka një goleador. Modriç, Kros, Benzema, Bejl, Isko, Asensio, Ramos dhe të tjerët duhet të mbushin boshllëkun e lënë nga Kristiano. Kjo skuadër e ka në ADN-në e saj këtë kompeticion, lojtarët transformohen kur dëgjojnë himnin e Ligës së Kampionëve.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Barcelona- Katalanasit duhet të hedhin një hap të rëndësishëm drejt këtij trofeu. Dështimi në fazën çerekfinale të tri sezoneve të fundit është shumë për Mesin me shokë. Ylli argjentinas është i fiksuar pas Champions-it ashtu si e gjithë skuadra. Valverde tani e njeh më mirë skuadrën dhe ka afruar elementë të rinj si: Artur, Lenglet, Vidal, Malkom. Këta do të shërbejnë si oksigjen për Dembele, Kutinjon, Busketsin dhe Pikenë. Për të fituar të gjashtën, hapi i parë është i vështirë: në grupe janë Totenhemi dhe Interi.

Juventusi- “Zonja” ka qenë gjithmonë një nga ekipet pretendente në Europë, por tani është më shumë me transferimin e Kristiano Ronaldos. Ylli portugez ka ndryshuar ekuilibrat në Europë dhe ka rritur ndjeshëm opsionet e Juventusit për të triumfuar në Europë. Me 120 golat e tij në Champions është një element i rëndësishëm për Alegrin. Në Torino kanë fituar gjithçka në kampionatin italian dhe tani “fiksimi” i madh është Liga e Kampionëve. Dy finale të humbura në vitet e fundit shërbejnë si motivim, ndërsa në skuadër janë afruar lojtarë të tjerë si Kanselo, Emre Xhan etj. Bashkë me yjet si Dibala, Pjaniç dhe Kielini, ata formojnë një skuadër shumë të fortë.

PSG- Por Champions-i nuk është detyrim vetëm për Juventusin, gjithashtu edhe për PSGnë. Ka shpenzuar miliona euro për të fituar këtë trofe dhe ende nuk ia ka dalë. Me Mbapenë më të pjekur, Nejmarin dhe Kavanin, sulmi i francezëve tremb. Kilie është më i rritur tani pasi ka fituar edhe Botërorin me Francën. Tuhel ka alternativa të mira në skuadër si Bufon, Kehrer, Bernat dhe ÇupuMoting. Ata sigurisht që rrisin ndjeshëm cilësinë.

Bajerni- Juventusi dhe PSG-ja fitojnë në kampionatet e tyre lehtësisht, por në Champions dështojnë. Situatë e njëjtë edhe me Bajernin. Kolosët gjermanë nuk fitojnë që prej vitit 2013. Lojtarët si Levandovski, Roben, Riberi, Myler, Humels dhe Nojer janë baza e skuadrës. Niko Kovaç ka “zbritur” në Mynih për të drejtuar një skuadër plot eksperiencë dhe me dëshirë për të bërë histori në Europë. Vetëm Gorecka është i ri. Trajneri kroat duhet të gjejë formën më të mirë të Hamesit, i cili mund ta ndihmojë skuadrën.

Premier Liga- Meritojnë një kapitull më vete skuadrat e kampionatit anglez, ku Mançester Siti, Liverpuli, Totenhemi dhe Junajtid nuk janë lehtësisht të kalueshme. Madje, dy të parat konsiderohen edhe favorite në këtë garë. Anglezët shpenzojnë miliarda euro dhe tani kanë detyrë që të marrin frytet e këtij investimi edhe në Europë. Pep Guardiola ka 3 vite që bën gjithçka për të përmirësuar skuadrën e tij dhe duket se është koha e duhur për “fluturimin” final. Me filozofinë e tij nuk dështon kurrë dhe Champions-i i mungon shumë. Liverpuli dhe Jyrgen Klop kërkojnë të rikthehen aty ku e lanë.

Vjet shkuan në finale, por këtë herë duan ta fitojnë atë. Shpenzuan 195 milionë euro dhe kanë afruar lojtarë shumë cilësorë si Alison, Keita, Fabinjo apo Shaqiri. Pastaj janë edhe ekipet që mund të bëjnë ndonjë surprizë si Atletiko e Simeones, Interi i Ikardit, PSV-ja e Lozanos, Gallatasaraj i Belhandas, Lioni i Fekirit, Ajaksi i De Jongut, Roma e Pastores, Dortmundi i Rojsit, Napoli i Insinjes, Porto e Kasijasit, Monako e Falkaos, etj. Të gjitha kanë një synim: Të shkojnë sa më lart dhe të rrëzojnë Realin. Sot fillon gjithçka. Gati? Nisu!

/www.panorama.com.al/sport/

Etiketa: liga e kampioneve

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Lulzim Basha njofton “deklaratë të jashtëzakonshme” në orën 19:00

Lulzim Basha njofton “deklaratë të jashtëzakonshme” në orën 19:00

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com