Presidenti i Republikes do të flaës në seancën plenare të Samitit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në Samitin Humanitar Botëror. Ky samit mbahet për herë të parë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Stamboll, më 23-24 maj.
Sipas njoftimit për shtyp, Presidenti i Republikes do t’i drejtohet seancës plenare, si dhe do të mbajë një fjalë në segmentin e udhëheqësve të Samitit Humanitar Botëror 2016.