Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka festuar dje 31 vjetorin e lindjes.
Stafi i Kombëtares i ka organizuar një festë surprizë ndërkohë që Mavraj ishte duke ngrënë në mensë.
Ata kanë kënduar në korr “Shumë urime për Mavraj” ndërsa në duar mbanin tortën e ditëlindjes. Mavraj është emocionuar i ka falenderuar djemtë për surprizën.
Mbrojtësi i ka uruar Kombëtares fitore në ndeshjen me Izraelin që do të zhvillohet nesër.