Stafetë akuzash, nga robotë tek tendermenë dhe një viktimë si reforma ­ – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stafetë akuzash, nga robotë tek tendermenë dhe një viktimë si reforma ­

21:09 | 06/05/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Të paktën deri në mesditë ishte një histori e mbyllur e së shkuarës. Pavarësisht kalvarit prej pëlhure Penelope për muaj e muaj më radhë, java e parë e majit dukej si akti i fundit i nyjes së fundit në reformën në drejtësi. Nga e ardhmja shumë e afërt pritej vetëm vota formale e Kuvendit. Një votë e cila të enjten për Ramën, që citoi shprehjen e preferuar të Metës, “…duhej dhënë që dje”, për shkak të urgjencës dhe nevojës urgjente për t’u miratuar.

Tre grupet parlamentare kryesore në Kuvend, PS & LSI dhe PD, kishin konfirmuar për të premten nga një takim simultan me ambasadorin amerikan dhe atë të BE­së. Me gjasë një takim “kortezie” të ligjvënësve votues me diplomatët e huaj, kumbarë të paepur të reformës. Një dhënie e marrje premtimi formal për votën e pritshme “pro” reformës.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ky ishte një gjest më shumë se i pazakontë dhe jo normal, por që në një terren me shumë pak normalitet si politika shqiptare, tingëllon pothuaj normal. Kritikët për një gjë të tillë megjithatë nuk munguan. Blushi me zë dhe shumë të tjerë që heshtën për të qenë korrektë diplomatikisht, ekonsideruan një gjë të tillë edhe si fundin aspak diplomatik e moral të një “parlamenti me moral të dëmtuar”. E quajtën edhe si momentin e humbjes përfundimtare të legjitimitetit dhe sovranitetit të Kuvendit. Por, qoftë në maxhorancë, qoftë në minorancë, zëra të tillë ishin fare në minorancë. Gjithë të tjerët ju bashkuan një “partie” tjetër, absolutisht një maxhorancë e konfirmuar në Shqipëri, prej më shumë se 90 për qind shqiptarësh të zemëruar me sistemin aktual të drejtësisë dhe që kërkojnë ndryshimin e tij. Dhe që në shumicë dërmuese, arrestimi i një gjykatësi, prokurori apo politikani, i gëzon diçka më shumë se kilometra rrugësh të shtruara apo edhe rritje milimetrike të rritjes ekonomike apo të pritshme të rrogave dhe pensioneve.

Por çfarë dukej si kapitull i mbyllur, u shfaq si një kapitull i ri në thurjen e Pëlhurës së Penelopës, domethënë të reformës së drejtësisë. Në mesditën e të enjtes, në fillim si thashethem dhe më pas gjysëm zyrtarisht, u konfirmua se PD tërhiqej nga ky takim. Shumicës së deputetëve të pakicës nuk ju dha asnjë shpjegim për këtë tërheqje të ditës së fundit. Pakicës së deputetëve të pakicës ju la të kuptohej se takimi thjesht shtyhej për një kohë të pacaktuar, por duke lënë të hapur edhe mundësinë që urdhri i tretë të rrëzojë urdhrin e dytë që kundërshtoi urdhrin e parë për organizimin e takimit me diplomatët amerikanë dhe të BE­së. Nuk u dha asnjë shpjegim edhe nëse një gjë e tillë kumtonte një gjë më shumë për qëndrimin e mëtejshëm të PD-­së për votën në draftin e reformës së drejtësisë.

Në maxhorancë gjërat ishin ku e ku më të qarta. Prej muajsh Meta duket si anëtar i komisionit për reformën në drejtësi sa kohë që përpara çdo kamere dhe çdo mikrofoni përsërit nevojën dëshpëruese për miratimin e reformës në drejtësi. Dhe se ajo, sipas metaforës së tij të preferuar, është një urgjencë që duhej të kishte ndodhur dje. Rama vetë tha se takimi formal me ambasadorët e huaj me dy grupet, PS e LSI ishte vetëm një formalitet sepse maxhoranca nuk ka asnjë dyshim dhe mëdyshje për ta votuar direkt reformën. Por refuzimi i papritur i PD­së, bëri që mjegulla e paqartësive të jetë po aq e madhe sa ishte përpara, kur u duk se ishte qartësuar përfundimisht në fillimin e kësaj jave.

Të enjten në Kuvend, në seancë plenare, gjithçka u derdh në rrjedhën normale të parlamentarizmit tradicional shqiptar. Domethënë në kundërshtimin total të palëve me njëra­tjetrën, që aty ku njëra sheh bardh, tjetra vë re vetëm zi. Rama dhe Berisha shkëmbyen akuza për keqqeverisje reciproke dhe vizatuan autoportrete suksesi vetjak. Njëri pretendonte se kishte larë gjithë borxhet e paraardhësit që edhe “rrugët i kishte lënë në rrugë”, tjetri ngulmonte se pasardhësi nuk kishte shtruar as një kilometër rrugë dhe se vetëm lexonte çfarë as nuk arrinte të kuptonte. Njëri quante robotë përkrahësit e tjetrit, tjetri quante me eufemizëm “Tenderman”­ë bashkëpunëtorët e kundërshtarit. Të dy me betimin se reforma në drejtësi është një nevojë urgjente për t’u realizuar për të futur në burg tjetrin. Dhe deri të enjten në mesditë dukej se zaret ishin hedhur në një lojë ballkanike që më shumë se shpalljen fitues të publikut, kërkon të gjejë publikisht përgjegjës për arsyet e dështimit të mundshëm. Në prag të kampionatit Evropian të futbollit, kjo lojë me zara dhe me prapamendime ballkanase, ngjan gjithmonë e më shumë si një lojë pingpongu, ku e rëndësishme është vetëm që topi të jetë në anën e kundërshtarit.

/javanews.al/

Etiketa: akuzaLorenc VangjeliPenelopareforma ­robotëstafetëtendermenëviktimë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Zjarrfikësit në krye të detyrës Foto LSA

Zjarrfikësit në krye të detyrës Foto LSA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com