Spitali gjerman: Navalny ende në koma, por gjendja e tij po përmirësohet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spitali gjerman: Navalny ende në koma, por gjendja e tij po përmirësohet

08:39 | 29/08/2020
në Bota, Kryesore
0

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili dyshohet se është helmuar, ndodhet ende në një koma artficiale, por gjendja e tij është e qëndrueshme dhe simptomat e tij po përmirësohen, thanë të premten mjekët gjermanë që po kujdesen për të.

Navalny, një politikan dhe hetues korrupsioni, i cili është një nga kritikët më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë.

Fundjavën e kaluar ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

44 vjeçari Navalny po trajtohet me antidotën atropinë. Spitali Charité tha se “ka pasur njëfarë përmirësimi të simptomave të shkaktuara nga aktiviteti i frenuesit të kolinesterazës”.

“Megjithëse gjendja e tij mbetet serioze, nuk është në rrezik jete. Megjithatë për shkak të helmimit të rëndë të pacientit, është ende mjaft herët që të parashikohen efektet e mundshme afatgjata”, tha spitali.

Gruaja e Navalny, Yulia e ka vizituar atë rregullisht në spital dhe “Charité” tha se mjekët janë në kontakt të vazhdueshëm me të.

Aleatët e zotit Navalny këmbëngulin se ai ishte helmuar me qëllim dhe thonë se Kremlini ishte pas këtij sulmi, akuza që zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë si “zhurmë e kotë”.

Ekspertët perëndimorë kanë tërhequr vëmendjen se është shumë herët të nxirren përfundime lidhur me shkaqet që mund të kenë shkaktuar sëmundjen e zotit Navalny, por vënë në dukje se Novichok, agjenti nervor i kohës sovjetike, që u përdor për të helmuar ish-agjentin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Britani, ishte një frenues i kolinesterazës.

Mjekët rusë që trajtuan zotin Navalny në Siberi e kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur përfundimin e spitalit gjerman, duke thënë se e kishin përjashtuar helmimin si diagnozë dhe se analizat e tyre për frenuesin e kolinesterazës, dolën negative.

Navalny u dërgua në Gjermani për trajtim mjekësor pasi kancelarja Angela Merkel ofroi personalisht që ai të kurohej në Berlin.

“Ne kemi detyrimin të bëjmë gjithçka që kjo të sqarohet. Ishte diçka e drejtë dhe e mirë që Gjermania tha se ishte e gatshme që ta pranonte zotin Navalny. Dhe tani do të përpiqemi ta sqarojmë këtë situatë me mundësitë që kemi, që janë të kufizuara”, tha ajo në konferencën e përvitshme të verës për shtyp.

Kur të ketë më shumë qartësi për atë që ndodhi, Gjermania do të përpiqet të sigurojë një “reagim evropian” ndaj çështjes, tha Merkel. Ajo përmendi helmimin e Skripalit dhe vajzës së tij, para dy vjetësh, çka bëri që shumë vende evropiane të dëbonin diplomatë rusë dhe anasjelltas.

Pas një takimi në Berlin me homologët e tij nga 26 vende të Bashkimit Evropian, Ministri i Jashtëm Heiko Maas theksoi se Rusia kishte detyrimin të kryente një hetim të detajuar, diçka që e kanë kërkuar shumë vende.

“Rusia duhet të kontribuojë më shumë për të qartësuar rastin Navalny, dhe hetimi që presim ne nuk duhet të jetë vetëm sa për të larë gojën. Hollësitë e këtij akti duhet të hetohen me hollësi dhe transparencë dhe përgjegjësit, direkt ose indirekt, duhet të vihen para përgjegjësisë”, tha ai.

Deri tani, autoritetet ruse duket se nuk duan të hetojnë lidhur me gjendjen e politikanit. Ekipi i Navalny i bëri javën e kaluar një kërkesë Komitetit Hetues të Rusisë, që autoritetet të ndërmarrin një hetim penal me akuza për atentat ndaj një figure publike dhe përpjekje për vrasje, por thanë se nuk kanë marrë përgjigje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ai nuk mendonte se kishte bazë për një çështje penale, përsa kohë nuk ishte përcaktuar plotësisht shkaku i gjendjes së politikanit. Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë tha të enjten se një hetim paraprak që filloi javën e kaluar, nuk ka gjetur shenja “veprimesh të qëllimshme kriminale” ndaj zotit Navalny.

Përkrahësit e disidentit nuk janë të befasuar nga reagimi i Kremlinit.

“Ata e kuptojnë që çfarëdo hetimi të bëhet do të çojë në Kremlin. Ata nuk po ndërmarrin një hetim penal, sepse do të vijë momenti që do të duhet të përgjigjen se cilat janë rezultatet e hetimit”, i tha agjencisë Associated Press të premten Lyubov Sobol, një politikan i njohur i opozitës dhe një nga aleatët më të ngushtë të zotit Navalny.

Ai shtoi se megjithëse gjendja e Navalny-t nuk ka sjellë protesta të mëdha në Rusi, ka trazuar indinjatën që zjen atje./VOA

Etiketa: BerlinSpitali gjermanUdheheqesi i opozites Ruse

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Kalimi në Morinë, Policia e Kosovës: Test negativ ose 7 ditë karantinë

Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com