Fenomeni i kohëve të fundit tek të rinjtë quhet “Fidget spinner”. Përdoruesit e tij thonë se është shumë efikas për largimin e stresit dhe tensionit. Një arab na sjell një ide më të mirë akoma nëse kemi shumë stres.
Sipas arabit, nëse spinner-i na shërben kur jemi pak të tensionuar, në një gjendje me shumë tension bën punë vetëm… një ventilator.
Me një logjikë të tillë “sipas nivelit të stresit, edhe madhësia e spinner-it”, së shpejti mund të lulëzojnë bizneset e ventilatorëve dhe të helikave.