Deputeti 64-vjeçar u dërgua më 6 prill me urgjencë në Greqi
Kryetari I Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe deputeti i LSI, Spartak Braho është shtruar për kurim në një spital në Turqi. Lajmi është konfirmuar për Gazetën Dita nga familjarët të deputetit i cili është dhe një prej njerëzve më të afërt të Ilir Metës. Emri dhe vendndodhja e spitalit nuk është bërë publike. Deputeti 64-vjeçar u dërgua para pak ditësh më 6 prill me urgjencë në Greqi dhe më pas është transferuar për në Turqi.