Policia e Spanjës ka arrestuar katër shqiptarë që po transportonin 86 kile kokainë.
Arrestimi i tyre u realizua në zonën Benalmádena (Málaga) dhe kokaina u gjet në tre valixhe në bagazhin e një makine.
Pas kontrollit të automjetit të tyre u gjetën 86 kile kokainë si dhe sasia prej 5.900 euro. Kohët e fundit, Spanja është rikthyer në vëmendje, si zonë që shqiptarët e përdorin si trampolinë për të trafikuar drogën drejt vendeve të tjera.